Igli Hasani

Irani 200 raketa ndaj Izraelit, Ministri Hasani: Rrit kërcënimin ndaj sigurisë rajonale

2 Tetor, 13:50| Përditesimi: 2 Tetor, 13:55

  • Share

Ministri për Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar për sulmin e mbrëmshëm të Iranit ndaj Izraelit.

Në postimin e publikuar në X, Hasani thekson se Shqipëria e dënon ashpër këtë sulm për hir të civilëve që jetojnë atje. Sipas tij sulme të tilla rrisin kërcënimin ndaj sigurisë rajonale.

“Shqipëria dënon ashpër sulmet e Iranit ndaj Izraelit dhe civilëve të tij. Kjo paraqet një përshkallëzim të konsiderueshëm, duke rritur kërcënimin ndaj sigurisë rajonale.

Shqipëria solidarizohet me popullin e Izraelit dhe të drejtën e tij për të jetuar në siguri. Ne ripërsërisim thirrjen tonë për de-përshkallëzimin e menjëhershëm”, shkruan në X Hasani.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mergimtari: 02/10/2024 17:57

    Nje bashkepuntor ne krim do ta quaj kete minister qe perkrah terrorin izraelit.Izraeli per nje vit resht ka terorizuar ne emer te "hakmarrjes" njepopull e rajon te tere.Ka vrare kryesisht civile te pa mbrojtur (gra,femije e pleq).Turp per bythlepirjen tuaj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?