Irani ashpërson ligjin për hixhabin, zbatimi nga 13 prilli! Lideri Khamenei: Mbajtja e shamisë, dekret i qartë fetar

12 Prill, 14:27| Përditesimi: 12 Prill, 14:29

  • Share

Policia e Teheranit bëri të ditur se nga 13 prilli do fillojë një fazë të re të zbatimit të detyrueshëm të ligjit për hixhabin, pavarësisht se projektligji i ri ende nuk është miratuar nga Këshilli Kujdestar i vendit.

Zyrtarët e policisë thanë se do të ketë “zbatim më të ashpër” të ligjit në të gjitha hapësirat publike.

Ayatollah Ali Khamenei urdhroi gjatë faljes së Fitër Bajramit për masa të zbatimit të detyrueshëm kundër atyre që ai i quajti “shkelës së normave fetare” brenda shoqërisë iraniane. Khamenei e përkufizoi ligjin për mbajtjen e detyrueshme të shamisë në kokë nga gratë si dekret të qartë fetar.

Projektligji për hixhabin, i cili kaloi në Parlamentin iranian vitin e kaluar pa diskutim publik, u nxor si përgjigje për një valë protestash pas vdekjes së 22 vjecares Mahsa Aminit në paraburgim dhe kundërshtimit të grave për të mbbajtur shami. Mbatja e hixhabit u bë e detyrueshme për gratë dhe vajzat mbi moshën 9-vjeçare në vitin 1981, dy vjet pas Revolucionit Islamik në Iran.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?