Amir Tataloo

Bota

Irani dënon me vdekje reperin e njohur, zbulohet arsyeja

20 Janar, 09:12| Përditesimi: 20 Janar, 09:17

  • Share

Një gjykatë iraniane ka vendosur dënimin me vdekje të shkallës së dytë për reperin iranian Amir Tataloo pasi e shpalli atë fajtor për “blasfemi”, njoftuan mediat iraniane.

“Gjykata e Lartë pranoi ankesën e prokurorit” kundër dënimit të mëparshëm prej pesë vitesh burgim dhe këtë herë i pandehuri u dënua me vdekje për blasfemi ndaj profetit Muhamed”, shkruan gazeta reformiste Etemad në faqen e saj.

Këngëtari dhe kompozitori 37-vjeçar, një nga pionierët e repit iranian, e filloi karrierën e tij në fillim të viteve 2000, ai u vendos në Stamboll pasi autoritetet iraniane i mohuan lejen për të ushtruar profesionin e muzikantit.

Në dhjetor 2023, gjyqësori iranian njoftoi se reperi iu dorëzua Iranit nga autoritetet turke në bazë të urdhrit të një gjykate revolucionare në Teheran.
 

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?