Nga bombardimet e Sirisë dhe Rusisë në Aleppo

Siri/ Presidenti Assad: SHBA dëshiron të ridizajnojë rajonin! Luftimet mes ushtrisë dhe xhihadistëve shkaktojnë mbi 500 të vdekur, mes tyre 92 civilë

2 Dhjetor, 14:35| Përditesimi: 2 Dhjetor, 21:35

  • Share

Presidenti Bashar al-Assad, tha këtë të hënë se situata në vendin e tij është e orkestruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat sipas tij synojnë rivizatimin e hartës së Sirisë dhe mbarë rajonit si rrjedhojë.

"Po bëhet një përpjekje për të rivizatuar (ridizanjuar) hartën e Sirisë",- u shpreh Assad.

Në përplasjet në Siri mes ushtrisë qeveritare, e mbështetur nga Irani dhe Rusia, dhe rebelëve xhihadistë, kanë humbur jetën të paktën 514 persona, përfshirë 92 civilë. Kështu njofton Organizata Siriane për të Drejtat e Njeriut.

Ndërkohë militantë të mbështetur nga Irani janë futur në vend përmes Irakut. Agjensia mediatike Reuters thotë se forcat e mbështetura nga Teherani po shkojnë drejt veriut të vendit për të mbështetur forcat e ushtrisë së presidentit Bashar al-Assad që po luftojnë kundër rebelëve.

Për më tepër, presidenti Iranian Masoud Pezeshkian zhvilloi këtë të hë një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Purin, lidhur me situatën në Siri.

Kremlini sqaroi se dy liderët theksuan rëndësine e koordinimit të përjekjeve të përbashkëta mes Moskës, Teheranit dhe Ankarasë për zgjidhjen e situatës në Siri.

"U shpreh mbështetje e pakushtëzuar për veprimet e autoriteteve legjitime të Sirisë që synojnë rivendosjen e rendit kushtetues dhe integritetit territorial të vendit, si dhe u nënvizua rëndësia e koordinimit të përpjekjeve në kuadër të formatit të Astanës me pjesëmarrjen e Turqisë",- sqaron Kremlini. 

Komanda e Damaskut nga ana tjetër pretendoi se ka eliminuar 400 terroristë në bastisjet e përbashkëta me rusët.

“Mbi 400 terroristë janë eliminuar në orët e fundit gjatë sulmeve ajrore ruse dhe siriane në Aleppo dhe Idlib”, thanë burimet. Komanda e ushtrisë siriane e mbështet këtë, siç raporton Tass. Forcat “Ajrore Siriane, të mbështetura nga Forcat Ajrore Ruse, eliminuan 5 poste komanduese terroriste, 7 depo në provincat e Alepos dhe Idlib brenda 24 orëve”,- raporton Tass më tej.

Ndërkohë Izraeli është zotuar se do të pengojë ndihmën iraniane ndaj ushtrisë së regjimit të Assad. 

“Ne do të parandalojmë që armët iraniane të arrijnë në Siri", u shpreh zëdhënësi i IDF, Daniel Hagari, në një intervistë PËR Sky News.

"Regjimi iranian po dërgon përforcime në Siri. Ne po monitorojmë situatën dhe do të parandalojmë që armët iraniane të arrijnë në Siri",- shtoi ai. 

Ora 21:31
SHBA: Të gjitha vendet të përdorin ndikimin e tyre për të ulur tensionet në Siri! Erdogan: Pasojë e luftës në Gaza e Liban

1733171726_gettyimages694223488.jpg

“Gjithë vendet që kanë ndikim në Siri duhet ta përdorin atë për të ulur tensionet.” Kjo ishte thirrja e Departamentit Amerikan të Shtetit, sipas zëdhënësit Matthew Miller.

Nga ana tjetër, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan e konsideron përshkallëzimin e fundit të dhunës në Siri si rezultat të konfliktit të shpërthyer në Gaza dhe Liban. Erdogan e cilësoi “prioritare” integritetin territorial të Sirisë, duke bërë të ditur se Ankaraja është në bisedime me Iranin dhe Rusinë dhe ka njoftuar se trupat turke në veri të Sirisë dhe në kufi janë në gjendje gatishmërie.

“Po ndjekim me kujdes zhvillimet e kësaj shpërthimi të papritur të dhunës në territorin e fqinjëve tanë sirianë. Ne kishim paralajmëruar për rrezikun që paqëndrueshmëria e rajonit mund të përhapej në Siri, dhe fatkeqësisht, ditët e fundit na kanë dhënë të drejtë. Për ne, integriteti territorial i Sirisë është prioritet, prandaj jemi në kontakt me vende të tjera. Trupat tona në kufi kanë marrë të gjitha masat e nevojshme,” tha Erdogan.

Ora 18:42
Siri/ Luftimet mes ushtrisë së Assad dhe xhihadistëve shkaktojnë mbi 500 të vdekur, mes tyre 92 civilë

1733161782_imrs.php.jpg

Siri

Në përplasjet në Siri mes ushtrisë qeveritare, e mbështetur nga Irani dhe Rusia, dhe rebelëve xhihadistë, kanë humbur jetën të paktën 514 persona, përfshirë 92 civilë. Kështu njofton Organizata Siriane për të Drejtat e Njeriut.

Ndër viktimat, 217 janë milicë rebelë dhe 51 janë ushtarë të ushtrisë siriane. Mes civilëve të vrarë ka një fëmijë, 4 studentë universitarë të Hay’at Tahrir al-Sham, 10 studentë në Alepo dhe 6 civilë të tjerë, përfshirë një fëmijë në qytetin e Hamës.

Ora 18:38
Siri/ Filoturqit rrethojnë Haman për të ndaluar ardhjen e përforcimeve iraniane

1733161318_DocP821137638687483904217972.jpg

Hama, Siri

Pararoja e ofensivës xhihadiste filo-turke, e udhëhequr nga Hayat Tahrir al-Sham (HTS), po përpiqet të rrethojë nga tre anë qytetin kyç të Hamës, në Sirinë qendrore, për të penguar përforcimet iraniane që vijnë nga Iraku fqinj të ndihmojnë forcat qeveritare në këtë zonë.

Kështu raporton Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, i cili bën të ditur se xhihadistët kanë pushtuar orët e fundit disa zona në verilindje dhe veriperëndim të Hamës.

Veçanërisht theksohet përparimi i HTS në dy drejtime: drejt Matabanit, në verilindje të Hamës, dhe marrja e Qalaat al-Madiq, një qytet kyç përgjatë lumit Orontes, në veriperëndim të Hamës, përballë Sqeilbiye, ku ndodhet një bazë ushtarake ruse

Ora 17:44
Presidenti i Iranit flet në telefon me presidentin Putin, në fokus zgjidhja e situatës në Siri! Turqia: Assad duhet të dialogojë me opozitën në vend

1733158204_gettyimages2177145725.jpg

Masoud Pezeshkian dhe Vladimir Putin

Presidenti Iranian Masoud Pezeshkian zhvilloi këtë të hënë një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Purin, lidhur me situatën në Siri.

Kremlini sqaroi se dy liderët theksuan rëndësine e koordinimit të përjekjeve të përbashkëta mes Moskës, Teheranit dhe Ankarasë për zgjidhjen e situatës në Siri.

"U shpreh mbështetje e pakushtëzuar për veprimet e autoriteteve legjitime të Sirisë që synojnë rivendosjen e rendit kushtetues dhe integritetit territorial të vendit, si dhe u nënvizua rëndësia e koordinimit të përpjekjeve në kuadër të formatit të Astanës me pjesëmarrjen e Turqisë",- sqaron Kremlini. 

Gjithashtu, kryediplomati iranian Abbas Araghchi u takua në Damask me presidentin Assad.

Araghchi përcolli një mesazh mbështetjeje nga udhëheqja iraniane, duke konfirmiuar përkushtimin e Iranit ndaj integritetit territorial të Sirisë dhe gatishmërinë e Teheranit për çdo skenar të mundshëm.

Po ashtu, Araghchi u takua edhe me ministrin e Jashtëm turk, Hakan Fidan, i cili pas takimit me homologun e tij Iranian tha se Siria duhet të duhet të pajtohet me popullin e tij dhe të zhvillojë dialog me me rebelët e Tayat Tahrir al-Sham, të cilët i quajti opozita e vendit.

Kujtojmë se Turqia është mbështetëse e xhihaditësve që të cilët sot luftojnë kundër regjimit të presidentit Assad.

Të dielën që lamë pas forcat rebele morën kontrollin e Alepos në Siri dhe Pallatit të Presidentit Bashar al Assad. Bashkë me pallatin u pushtua Akademia Ushtarake që ndodhej aty pranë ndërsa forcat rebele pretenduan se kishin kapur edhe sistemin rus të mbrojtjes ajrore.

Kjo është hera e parë që nga fillimi i luftës siriane në 2012-16 që regjimi i Asadit humb kontrollin e qytetit të dytë më të madh në Siri dhe kjo nënkupton një rënie serioze të kontrollit të regjimit.

A.Q//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?