Ministria e Jashtme e Iranit ka dënuar sulmet e SHBA dhe Britanisë së Madhe në Jemen.
“Ne e konsiderojmë këtë një shkelje të qartë të sovranitetit dhe integritetit territorial të Jemenit, si dhe shkelje të ligjeve, rregulloreve dhe të drejtave ndërkombëtare”, tha zëdhënësi i ministrisë Nasser Kanani në një postim në grupin Telegram të ministrisë.
Sulmet "nuk do të kenë asnjë rezultat tjetër përveç nxitjes së pasigurisë dhe paqëndrueshmërisë në rajon", shton Kanaani.
Ndërkohë grupi i armatosur libanez Hezbollah i mbështetur nga Irani dënoi gjithashtu sulmet në Jemen.
“Agresioni amerikan konfirmon edhe një herë se SHBA-të janë partnere të plota në tragjeditë dhe masakrat e kryera nga armiku sionist në Gaza dhe në rajon”, tha grupi i mbështetur nga Irani.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Izraeli do dërgojë ilaçe për pengjet në Gaza! SHBA dhe Britania sulmojnë bazat Houthi në Jemen! Tajani: Mbështesim sulmet, por italia nuk mund të marrë pjesë pa miratimin e parlamentit
SI.E./ReportTv.al