Bota

Irani do t'i kërkojë OKB një forcë sigurie për Gjirin Persik

23 Shtator 2019, 10:04| Përditesimi: 23 Shtator 2019, 10:07

  • Share

Një forcë sigurie për Gjirin në bashkëpunim me vendet e tjera të rajonit. Ky është propozimi që Presidenti iranian Hassan Rouhani do ta hedhë në  Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Deklarata e Teheranit duket se është një lloj kundër-sulmi ndaj akuzave të Arabisë Saudite dhe Shteteve të Bashkuara, sipas të cilave, pas sulmeve në objektet e naftës të Arabisë Saudit, në 14 shtatorit të kaluar, qëndron Irani.

Sulmi u morr përsipër nga rebelët shiitë jemenas Houthi, të cilët në luftën civile në Jemen po luftojnë kundër koalicionit të udhëhequr nga Sauditët.

Të Premten, Presidenti amerikan Donald Trump dha lejen e tij për të dërguar trupa të ushtrisë amerikane në zonë për të mbështetur mbrojtjen saudite.

Sulmet ndaj stabilimenteve të naftës ‘Aramco’ janë përcaktuar nga Riad-i si një provë për të destabilizuar rendin botëror kundër të cilit, është e nevojshëm një përgjigje unitare globale. Kërkesë që do t'i paraqitet Asamblesë së Përgjithshme të OKB.

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?