Dy protestuesit e ekzekutuar në Iran

Irani ekzekuton me varje dy persona për protestat anti qeveritare

7 Janar 2023, 15:34| Përditesimi: 7 Janar 2023, 15:38

  • Share

Regjimi klerik në Iran vari dy burra të shtunën për vrasjen e dyshuar të një agjenti të Basijit gjatë protestave antiqeveritare pranë kryeqytetit Teheran në tetor.

"Mohammad Mehdi Karami dhe Seyyed Mohammad Hosseini, autorët kryesorë të krimit që çoi në martirizimin e padrejtë të Ruhollah Ajamian u varën mëngjesin e sotëm," shkruajnë mediat e huaja.

Karami ishte 22 vjeç dhe Hosseini 39 u gjykuan pa pasur akses te avokatët e zgjedhur prej tyre, si pothuajse të gjithë protestuesit e tjerë të arrestuar gjatë demonstratave. Rrethanat në lidhje me vrasjen e Ajamianit nuk janë të qarta, pasi shpesh forcat paraushtarake Basij marrin drejtimin për të sulmuar protestuesit duke përdorur mjete vdekjeprurëse.

Dënimet nuk bazoheshin në një akuzë penale në lidhje me vrasjen në vetvete, por ata u akuzuan për 'moharebeh', që do të thotë "luftë kundër Zotit", një koncept i paqartë fetar. Republika Islamike e aplikon këtë akuzë ndaj njerëzve që mund të hyjnë në një konfrontim me forcat e sigurisë gjatë protestave.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?