Abbas Araghchi

Irani komplot për të vrarë Trump para zgjedhjeve? Ministri i Jashtëm iranian: Lajm i fabrikuar! Respektojmë zgjedhjen e popullit amerikan

9 Nëntor, 18:30| Përditesimi: 9 Nëntor, 18:32

  • Share

Ministri i Jashtëm i Iranit, Seyed Abbas Araghchi, ka thënë se raportimet që vrasës të instruktuar nga Teherani për të vrarë presidentin e zgjedhur Donald Trump, janë skenare të fabrikuara.

Abbas Araghchi tha: “Me një zgjedhje tjetër, fabrikohet një skenar i ri me të njëjtin qëllim: pasi nuk ekziston një vrasës në realitet, përfshihen skenaristë për të prodhuar një komedi të kategorisë së tretë.”

Araghchi tha se Irani respekton zgjedhjen e Amerikës për president, por kërkoi “respekt” mes dy vendeve.

“Irani NUK është në kërkim të armëve bërthamore, pikë. Kjo është një politikë e bazuar në mësimet islame dhe llogaritjet tona të sigurisë. Ndërtimi i besimit është i nevojshëm nga të dyja palët. Nuk është një rrugë njëkahëshe.”

Më herët, zëdhënësi i ministrisë së jashtme iraniane, Esmail Baghaei, tha se plani i supozuar ishte një mashtrim nga qarqe të lidhura me Izraelin për ta bërë më të ndërlikuar marrëdhënien Iran-SHBA.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?