Mijëra njerëz mbushën rrugët e Teheranit për funeralin e kreut të Gardës Revolucionare dhe komandantëve të tjerë të lartë dhe shkencëtarëve bërthamorë të vrarë gjatë një lufte 12-ditore me Izraelin. Arkivolet e shefit të Gardës, Gjeneral Hossein Salami, kreut të programit të raketave balistike të Gardës, Gjeneral Amir Ali Hajizadeh, dhe të tjerëve u transportuan me kamionë përgjatë Rrugës Azadi në kryeqytet.
Këto ishin funeralet e para publike të komandantëve të lartë që nga armëpushimi, dhe televizioni shtetëror iranian raportoi se procesioni u zhvillua për 60 persona, përfshirë katër gra dhe katër fëmijë.
Autoritetet mbyllën zyrat qeveritare për të lejuar nëpunësit civilë të merrnin pjesë në ceremoni. Për 12 ditë para se të shpallej armëpushimi, Izraeli tha se kishte vrarë rreth 30 komandantë iranianë dhe 11 shkencëtarë bërthamorë, duke goditur tetë objekte të lidhura me programin nuclear dhe më shumë se 720 vende të infrastrukturës ushtarake.
Në Iran, sipas grupit aktivist Human Rights me seli në Uashiinton, janë vrarë më shumë se 1,000 njerëz, përfshirë të paktën 417 civilë.
Komente
