Bota

Irani njofton ndërtimin e një centrali të ri bërthamor

27 Korrik 2019, 13:02| Përditesimi: 27 Korrik 2019, 13:15

  • Share

Kryetari i Agjencisë iraniane të Energjisë Atomike, Ali Ekber Salihi tha se themeli i centralit të dytë bërthamorë të vendit do të hidhet muajin e ardhshëm.  

Salihi, në deklaratën e publikuar në median shtetërore të Iranit, bëri të ditur se centrali i ri bërthamorë, ashtu si centrali i parë, do të ndërtohet në Bushehr, në breg të Gjirit Persik.  

Ai u shpreh se themeli i centralit të dytë bërthamorë të Bushehr do të hidhet në mes të muajit gusht dhe planifikohet të vihet në zbatim brenda 6 vjetësh. Gjithashtu bëri të ditur se edhe pas 8 vjetësh do të jetë gati edhe centrali i tretë i këtij vendi.  

Kryetari i Agjencisë iraniane të Energjisë Atomike, Ali Ekber Salihi shtoi gjithashtu se pas tërheqjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga marrëveshja bërthamore, punimet për rinovimin e reaktorit Arak në rrugën e bashkëpunimit të Anglisë dhe Kinës.  

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kërkon anulim të zgjedhjeve, si ju duket?