Abbas Araghchi, ministri i Jashtëm i Iranit

Bota

Irani: Nuk do të ketë më sulme nëse rifillojnë bisedimet me SHBA-të! Pasurimi i uraniumit do vazhdojë, bisedime të reja me Agjencinë Atomike

12 Korrik, 22:33| Përditesimi: 12 Korrik, 22:39

  • Share

Nëse rifillojnë bisedimet me SHBA-të, nuk do të ketë më sulme të tjera. Por nuk do hiqet dorë nga pasurimi i uraniumit deri në pikën zero.

Kështu u shpreh ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi ditën e sotme (12 korrik), teksa mediat raportuan se edhe presidenti Rus, Vladimir Putin ishte pro propozimit që Teherani të mos pasurojë uranium.

"Nëse bisedimet Iran-SHBA rifillojnë, nuk duhet të ketë sulme ndaj Iranit, sanksionet duhet të hiqen dhe nuk pritet që pasurimi i Iranit të arrijë në zero. Për më tepër, çështje të tjera, duke përfshirë aftësitë mbrojtëse dhe ushtarake të vendit, nuk do të diskutohen gjatë bisedimeve, pasi Irani është i vendosur të mbrojë këto aftësi, të cilat janë të panegociueshme", tha Ministri i Jashtëm Abbas Araghchi, sipas “La Repubblica”.

Ministri dha edhe detaje nga sulmet e Izraelit dhe SHBA-ve me raketa në centralet e pasurimit nuklear, duke thënë se kanë rrezik serioz kontaminimi.

"Vendet bërthamore iraniane u dëmtuan rëndë gjatë sulmeve izraelite dhe ekziston një rrezik serioz i kontaminimit radioaktiv dhe shpërthimit të municioneve të mbetura nga lufta në këto vende", shtoi ai, duke theksuar se qasja e inspektorëve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) në këto vende duhet të vlerësohet me kujdes për sigurinë e tyre.

Gjithashtu Araghchi u shpreh se Irani do të vazhdojë bashkëpunimin e tij me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), por "në një formë të re", raporton IRNA.

"Aktualisht, bashkëpunimi ynë me IAEA-n nuk është ndalur, por për shkak të zhvillimeve dhe ndryshimeve që kanë ndodhur, që tani e tutje, sipas vendimit të Parlamentit, të gjitha aktivitetet do të kryhen përmes Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare", shpjegoi ai. 

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rama kërkon shkarkimin e administratorëve e nënkryetarëve, si e vlerësoni?