Irani ka parlajmëruar SHBA-në se mund të ketë pasoja për dërgimin e armëve në Izrael, duke shtuar se kjo do ta ndërlikonte më tej situatën në Gaza.
“Mbështetja e gjerë e Shteteve të Bashkuara, përfshirë dërgimin e armëve dhe municioneve për regjimin sionist, konsiderohet si pjesëmarrje e qeverisë amerikane në krimet e regjimit sionist. Kjo e ndërlikon më tej situatën në Gaza”, tha të premten shefi i shtabit të Forcave të Armatosura iraniane, gjeneralmajor Mohammad Bagheri gjatë një bisede telefonike me ministrin e mbrojtjes të Turqisë, Yasar Guler, raporton CNN.
Bagheri tha gjithashtu se nevojiten "veprime serioze" për të parandaluar krimet e luftës dhe bëri thirrje që ndihma humanitare të dërgohet në Gaza.
Që nga nisja e luftimeve mes Izraelit dhe Hamasit mbi 4000 palestinezë dhe rreth 1500 izraelitë kanë humbur jetën, ndërsa kanë mbetur të plagosur dhjetëra mijëra të tjerë.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Hamasi liron 2 pengje amerikane, një grua dhe vajzën e saj! Izraeli thotë se janë dhe 20 fëmijë! Guterres: Ndihmat duhet të dërgohen shpejt në Gaza
S.S/ReportTv.al