foto ilustruese nga protestat

Irani propozon planin e ri për ndëshkim, masa të ashpra për mediat që shkruajnë lajme të rreme

21 Dhjetor 2022, 10:59| Përditesimi: 21 Dhjetor 2022, 11:20

  • Share

Irani vjen me ndryshime të tjera drastike. U propozua një plan për të dënuar me masa të ashpra ata që publikojnë lajme të rreme dhe që sipas qeverisë kanë pasoja negative në shoqëri.

Sipas planit, ata që publikojnë në media "lajme të rreme" do të mbajnë përgjegjësi ligjore për demet që i krijojnë shoqërisë dhe kjo do funksionoj për çdo lloj lajmi.

Mohammad Taghi Naqdali, një anëtar i Komisionit ligjor të Parlamentit iranian, tha se ndjekja penale dhe ndëshkimi nuk kufizohen vetëm për ata që publikojnë lajme me pasoja negative, por "dënimi është përcaktuar edhe për individët ose mediat që ekzagjerojnë lajmin".

Agjencia e lajmeve Tasnim, e cila është e lidhur me Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), e quajti planin kundërpërgjigje dhe reagim i ardhur pas protestave mbarëkombëtare që janë zhvilluar  Iran dhe kjo me qëllim për të fituar më shumë kontroll mbi përdoruesit e mediave sociale, si edhe për t’i frikësuar ato. Më 8 dhjetor, Irani kreu ekzekutimin e parë, që lidhet me protestat anti-qeveritare.

Mijëra iranianë kanë protestuar në mbarë vendin që kur Mahsa Amini vdiq në shtator teksa ishte në paraburgim. Ajo po akuzohej nga autoritetet se kishte shkelur rregullat e veshjes së hixhabit, apo të quajtur ndryshe shami. Ndërkohë, kujtojmë se babai i vajzës ka reaguar për vdekjen e Mahnsa Aminit dhe ka thënë se ajo nuk ka patur probleme shëndetësore siç kanë thënë autoritetet përkatëse, por ajo është vrarë nga ata.

Protestat aktuale në Iran janë shndërruar në sfidën më të madhe për udhëheqjen e vendit që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979.

F.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?