Anija e sekuestruar

Bota

Irani sekuestron cisternën që transportonte 2 milionë litra karburant kontrabandë

16 Korrik, 09:21| Përditesimi: 16 Korrik, 09:26

  • Share

Një cisternë e huaj është sekuestruar nga Irani në Gjirin e Omanit për kontrabandë të 2 milionë litrave karburant, njoftoi të hënën kreu i gjyqësorit në provincën Hormozgan, sipas agjencisë gjysmëzyrtare të lajmeve Mehr të Iranit.

"Gjatë procesit të vazhdueshëm të monitorimit dhe mbikëqyrjes së lëvizjeve të dyshimta të kontrabandës së karburantit në Gjirin e Omanit, oficerët inspektuan një anije cisternë të huaj për shkak të mungesës së dokumenteve ligjore në lidhje me ngarkesën e saj dhe e sekuestruan atë me akuzën e transportimit të 2 milionë litrave karburant të kontrabanduar", tha Kryetari i Gjykatës së Hormozganit, Mojtaba Ghahremani, sipas raportit.

Zyrtari i gjyqësorit shtoi se 17 anëtarë të ekuipazhit u arrestuan dhe se një çështje gjyqësore u hap në zyrën e prokurorit të qarkut Jask.

Deri më tani, nuk ka informacion mbi emrin e cisternës, flamurin e saj apo destinacionin.

Irani, i cili ka disa nga çmimet më të ulëta të karburantit në botë për shkak të subvencioneve të mëdha dhe rënies së vlerës së monedhës së tij kombëtare, ka luftuar kontrabandën e shfrenuar të karburantit nga toka drejt vendeve fqinje dhe nga deti drejt shteteve arabe të Gjirit./Reuters

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Përplasja mes Lapajt e Shabanit për mandatin, kush mendoni se ka të drejtë?