Irani është kombëtarja e radhës që merr një biletë për në fazën finale të Botërorit 2026. Pas Japonisë, Argjentinës dhe Zelandës së Re, në fushë edhe Irani bindi dhe siguron për herë të shtatë një pjesëmarrje në një event të tillë.
Barazimi 2-2 ndaj Uzbekistanit në Teheran këtë të martë, i bëri ata ekipin e dytë të kualifikuar në Kupën e Botës nga Azia, pas Japonisë. Në këtë përballje shkëlqeu sulmuesi i Interit, Mehdi Taremi, i cili realizoi dy golat për Iranin, për t’i dhënë barazimin kombëtares së tij.
Verën e 2026 SHBA-të, Meksika dhe Kanadaja do mirëpresin këtë turne, me tre ekipet organizatore që e kanë një biletë të siguruar për fazën finale. Botërori i vitit 2026 është i pari që do të ketë 48 ekipe, ndryshe nga 32 që ishin më parë.
Skuadrat e kualifikuara:
SHBA-të
Meksika
Kanadaja
Japonia
Zelanda e Re
Irani
Argjentina
Komente
