Foto gjatë varrimit të vëllait të Gjestit

Opinion

Irena Beqiraj: Jeta e kthyer në një performancë për turmën!

29 Shtator, 07:26| Përditesimi: 29 Shtator, 07:29

  • Share

Kur  jeta  kthehet në një audicion që duhet vënë në skenë, kur ajo duhet të duket patjetër e rafinuar, gjithmonë nën ndriçimin e duhur,  nuk mjafton më të ndiesh lumturi , gëzim, hidhërim , qetësi, nevojë, mërzi , prani,  duhet ti paraqesësh të gjithë këto ndjesi  me prova.

Nuk më kujtohet saktësisht  se kur privatësia u bë diçka që duhej përkthyer, por dyshoj se përkoi me momentin kur  filluam ta ngatërronim përjetimin e momenteve  me dokumentimin e tyre . Në fakt,  jo vetëm ti ngatërronim, por ti përzienim. Çdo përjetim tani kërkon  audiencë, ose të paktën, një filmim kamerash. Nuk mjafton më të jesh i lumtur; duhet të dukemi të tillë madje në dritë të kuruar. Nuk mjafton të jesh në dhimbje , duhet të qash në publik . Nuk mjafton të vuash për një ndarje , duhet shpjeguar sa i/e dërmuar je. Nuk mjafton më të ndihesh e plotë në krah të të dashurit duhen foto në krah të njëri tjetrit . Për më keq  sa më i  dukshëm të jetë gëzimi , lumturia, dhimbja, hidhërimi, inati, mërzia, apo çdo përjetim tjetër,  aq më shumë bëhemi përgjegjës për vazhdimësinë e tij. Buzëqeshja e postuar të mërkurën pasdite duhet të kthehet të premten. Sytë e përlotur një muaj më parë duhet të jenë të tillë, mbase edhe më të ujshëm  një muaj më pas . 

Tragjedia e epokës sonë është se kemi filluar të dyshojmë se përjetimet nëse nuk  ndahen janë të vogla. Ndërkohë që përjetimet  e vërteta, janë të thella deri në kockë, janë të çrregullta, shumë të pastrukturuara,  rrallë fotografohen mirë. Nuk futet në korniza dhe as nuk përkthehen në mbishkrime. Përjetimet në formën e tyre më të fuqishme, nuk janë  estetikë janë gjendje. Nuk kërkojnë duartrokitje. Madje as vazhdimësi. Thjesht mbërrijnë, pastaj veniten .

Por ç'është  më e keqja, siç tregon kjo foto, nevoja për dukshmëri kronike shoqërohet me  mbikëqyrje e cila  nuk vjen si kërcënim, por si ftesë: Ndani momentet përjetimet cilat do qofshin ato me ne . Na lejoni të hyjmë. Jini të prekshëm. Jini të njohur.

Kaq mjafton që jeta të kthehet  veç në  një performancë për turmën!

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iro: 30/09/2025 20:02

    E bukura eshte se ne Kosove pothuaj te gjithe varrosen me fe (hoxha eshte Prozent). Si kjo gruaja tek fotoja me shami. Cfare feje besojne keta? Cfare lidhje ka feja me keta palaçot ne foto?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    PD pritet të mbështesë kandidatë të pavarur në 6 Bashki, si e vlerësoni?