VIP & Spektakël

Irina Shayk dhe Bradley Cooper drejt ndarjes, marrëdhënia e tyre mbahet në fije të perit

4 Qershor 2019, 08:52| Përditesimi: 4 Qershor 2019, 08:57

  • Share

Thashethemet për ndarjen e çiftit kanë nisur që pas filmit ‘A star is Born’ ku protagonistët e filmit Bradley Cooper dhe Lady Gaga u përfolën për një romancë të fshehtë.

Marrëdhënia e Irina Shayl dhe Bradley duket se është drejt fundit. Ata janë parë në publik se bashku por duket se e gjithë kjo ka qenë një lojë para kamerave. Mediat e huaja shkruajnë se çifti është drejt ndarjes. Ata janë bashkë që prej vitit 2015 dhe u bënë prindër për herë të parë në vitin 2017. Për hirë të vajzës së tyre, Lea, çifti po përpiqet ta bëjë marrëdhënien e tyre të funksionojë, por gjërat nuk po shkojnë siç duhet mes tyre.

“Gjërat nuk janë mirë. Asnjëri nuk është i lumtur. Marrëdhënia e tyre mbahet nga një fije e perit”,- kanë thënë burimet pranë çiftit për Page Six.

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?