VIP & Spektakël

Irina Shayk flet për herë të parë pas ndarjes nga Bradley Cooper

11 Korrik 2019, 21:57| Përditesimi: 11 Korrik 2019, 22:14

  • Share

Modelja e Victoria's Secret,  Irina Shayk u pa në formën e saj më të mirë teksa pozonte për kopertinën e verës së Harper Bazzar. Kjo është intervista e parë e Irina Shayk që pas ndarjes nga partneri i katër viteve të fundit, Bradley Cooper. Edhe pse është një ndër modelet më të suksesshme, Irina është shprehur se edhe ajo ka ditët e këqija dhe se ajo nuk është perfekte.

“Ndonjëherë nuk dukem si modele. Unë jam një qenie njerëzore dhe gaboj si të gjithë”,-është shprehur Irina.

Sa i përket ndarjes së saj me Bradley Cooper, Irina u shpreh se çuditet nga kurioziteti i njerëzve.

Ndërsa në lidhje me martesën, ajo vazhdon të besojë dhe nuk është kundër.

“A besoj te martesa? Po, sigurisht. Nuk jam ai lloj personi që është kundër saj”,-përfundoi Irina.

Irina dhe Bradley kanë një vajzë 2 vjeçe, Lean de Seine,  për të cilën modelja ka zbuluar se i është drejtuar gjithmonë me sinqeritet. Ndërs për herë të parë ka zbuluar se kuptimi i emrit të saj vinte pikërisht nga emri i  gjyshes së  modeles. 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?