Foto ilustruese

Irlanda rikthehen masat kufizuese, 6 javët në vijim masa izoluese ektreme

20 Tetor 2020, 09:33| Përditesimi: 20 Tetor 2020, 09:38

  • Share

Mbrëmjen e djeshme qeveria irlandeze, në përpjekje për të vënë nën kontroll valën e re të Covid-19, mori vendimin për të shtuar masat kufizuese duke i sjelle ato në nivel të ngjashëm me pranverën.  Edhe pse vendi ka një shkallë më të ulët të vdekshmërisë dhe infeksioneve në raport me vendet e tjera evropiane, ajo ka marra masat më ekstreme në kontinent, në ata që quhet luftë ndaj valës së dytë të virusit.

Kufizimet do të zgjasin për gjashtë javë, por do të rishikohen pas katër javëve nëse ka pasur një bilanc pozitiv.

Në një fjalim televiziv të hënën në mbrëmje,  kryeministri Michael Martin tha se pavarësisht se kishte futu vendin në atë që ishte ndoshta "regjimi më i rreptë i Evropës", kufizimet aktuale të tyre nuk ishin të mjaftueshme për të ulur ndjeshëm nivelet e infeksionit.

Sipas rregullave, njerëzit do të jenë në gjendje të ushtrojnë vetëm brenda 5 km nga shtëpia e tyre, për të gjithë ata që do të gjenden larg kësaj distance do të ketë një gjobë, me përjashtime për punën thelbësore dhe qëllimet thelbësore.

Shkollat ​​dhe çerdhet do të mbeten të hapura dhe sporti do të vazhdojë.

"Ne nuk mund dhe nuk do të lejojmë që të ardhmen e fëmijëve dhe të rinjve tanë të jenë një tjetër viktimë e kësaj sëmundjeje", tha Martin.

Ai vijoi fjalën e tij duke iu kërkuar qytetarëve të vendit të sakrifikojnë më shumë , për të mposhtur virusin.

"2020 ka qenë një vit i vështirë dhe ende nuk e kemi kaluar atë; Familjet, individët dhe punëtorët e vijës së parë kanë sakrifikuar shumë," tha ai.

Sidoqoftë, ai shtoi se shumë njerëz kishin bërë gjithçka që u ishte kërkuar, por disa nuk e kishin bërë.

Cilat janë rregullat e reja?

Njerëzve u kërkohet të qëndrojnë në shtëpi dhe ata që mund të punojnë nga shtëpia ta bëjnë atë.

Njerëzit do të jenë në gjendje të takohen në natyrë me një familje tjetër larg shtëpisë për të vrapuar, ushtruar sporte të ndryshme, brenda kufirit prej 5 km.

Asnjë takim familjar ose shoqëror nuk lejohet në shtëpi.

Shumë dyqane dhe parukeri do të duhet të mbyllen

Baret dhe restorantet do të jenë në gjendje të ofrojnë vetëm shërbimin take away.

Në ceremonitë martesore maksimumi i personave të ftuar është 25.

Në ceremonitë mortore maksimumi i lejuare është deri në 10 persona.

Mund të zhvillohen ngjarje sportive elitare

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?