IRLANDË - Policia irlandeze ka arrestuar një burrë në zonën Stoneybatter të Dublinit pas një sulmi me thikë, ku dyshohet se janë plagosur deri në katër persona, sipas mediave lokale.
Në një deklaratë zyrtare, policia konfirmoi arrestimin e një të dyshuari, i cili ndodhet aktualisht në paraburgim. Autoritetet theksuan se situata është nën kontroll dhe nuk ka më rrezik për publikun.
Sipas Irish Times, nuk ka indikacione që sulmi të ketë lidhje me terrorizmin. Një dëshmitar i ngjarjes ka treguar se i dyshuari “vazhdoi të bërtiste që ta linin të qetë” dhe dukej i frikësuar gjatë ndalimit të tij. Deri më tani, identiteti i tij nuk është bërë i ditur.
Hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat dhe motivet e këtij sulmi të rëndë. Policia pritet të japë informacione të mëtejshme në orët në vijim.
Now, ballymun wtf is happening in Dublin pic.twitter.com/w1F32IW1gb
— paul nolan (@paulnolan19164) February 9, 2025
Komente
