Një gazetar nga Kili ishte duke raportuar drejtpërdrejt kur një papagall u ul mbi shpatullën e tij dhe i vodhi kufjet.
Ironia ishte se Nicolas Krumm po fliste për rritjen e numrit të grabitjeve në zonë kur papagalli i mori kufjen.
Kameramani u përpoq të kapte zogun për të marrë kufjen, por ai u largua. Megjithatë, papagalli “kuptoi” që kufja nuk i hynte në punë dhe e kishte hedhur në tokë.
Komento