Edvin Kulluri, ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, me nota ironike ka shprehur se Lulzim Basha nuk ka nevojë që të largohet nga drejtimi i PD-së pasi i ka arritur objektivat e tij. E kur flet për objektivat, ai thotë se i dha mandatin e tretë Ramës.
“Pse duhet të ikë Basha? I ka plotësuar gjithë objektivat! Ramës i dha mandatin e 3-të, paratë i merr nga oligarkët rregullisht, ca demokratë që me shumë duan kryetarin se veten i mban të lumtur, ne te tjerët qeshim dhe qajmë njëkohësisht”, shkruan Kulluri.
Nga ana tjetër, ish-ministri i PD-së, Genc Pollo e ka quajtur një ditë të trishtë për të gjithë demokratët.
“Sot është një ditë zhgënjyese dhe e trishtuar për shumë e shumë shqiptarë; por sot është ditë e hidhur për demokratët. Arsyet pse ndodhi kështu janë të shumta dhe përgjithësisht të njohura. Sot duhen falenderuar kandidatët e aktivistët tanë për fushatën cilësore e duhet shprehur mirënjohja për votuesit tanë besnikë e të shumtë. Por tashti është edhe momenti i përgjegjësisë, qartësisë dhe i urtësisë. Roli i mëtejshëm i Partisë Demokratike është kyç për demokracinë e ligjshmërinë si dhe për perspektivën europiane të vendit. Ashtu si dhe nevoja për të filluar konceptimin e një projekti të ri besimi e shprese”, shkruan ai.
Lajmi kryesor:
Humbi 6 palë zgjedhje radhazi, nis rebelimi në PD për largimin e Lulzim Bashës, emrat e parë që i kërkojnë dorëheqjen, Berisha asnjë sinjal nëse do ta lëshojë
B.K./ReportTv.al