Armando Duka dhe Sokol Kushta

Ironia e Kushtës: Urime Dukatit…FSHF dhe Duka i bënë ekipet njësoj

24 Maj 2018, 15:52| Përditesimi: 24 Maj 2018, 16:00

  • Share

Legjenda e futbollit vlonjat dhe e kombëtares kuqezi, Sokol Kushta, duket se ka një analizë të tijën për situatën në futbollin shqiptar, duke e cilësuar kampionatin të shëmtuar.

Duke marrë shkas nga degdisja e Tiranës dhe Vllaznisë në kategoritë inferiore në dy sezonet e fundit, Kushta shigjeton me ironi të hollë, por tejet therëse, FSHF-në, presidentin Armand Duka dhe kryebashkiakët respektivë.

Ja statusi i atij supergoli të paharruar ndaj Partizanit të Beogradit, kur Flamurtari i tij sfidonte edhe Barcelonën, kur futbolli shqiptar luhej në stadium të mbushura plot e përplot, jo si sot, në stadiume të boshatisura, të shndërruar në skena teatri të turpshëm tolerimesh e trukimesh:

Urime për ekipin e Dukatit (Oriku, kush nuk e di). Ishte një ëndërr për mua ta shikoja fshatin tim në kategorinë e të mëdhenjve. Dinamo, Kavaja, Elbasani, Fieri, Lushnja, Peqini… dhe më në fund Vllaznia.

Harrova ca ekipe, por s’ka gjë, kuptohet vetë. Dhe kjo ditë erdhi falë FSHF dhe presidentit, që i bëri të gjitha ekipet njësoj. Do të qe i bukur një turne me Tiranës, Dinamon, Vllazninë dhe… Dukatin. Shumë njerëz mërziten me ca gjëra që shikojnë, por janë këta kryebashkiakë, këta njerëz që votojmë, për këtë kampionat të shëmtuar.

Sokol Kushta, ish-futbollist

Komento

Komente

  • Hasani: 24/05/2018 18:38

    Ska force qe te rrezoje Duken qe eshte bere Putini i FSHF-se

    Përgjigju
  • Drejt: 24/05/2018 16:24

    Shume me vend. Eshte kthyer ne nje fallcitet dhe nje farcitet te madh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?