Ylli Manjani

Politikë

Ironia e Manjanit: Me kodin që ka shkruar Arben Rakipi, edhe nëse ndjek modelin e tij, përfundon në burg

5 Shtator, 10:39| Përditesimi: 5 Shtator, 10:42

  • Share

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar me ironi ndaj deklaratës së Arben Rakipit, drejtor i Shkollës së Magjistraturës dhe një prej hartuesve të projektkodit penal, i cili publikisht është shprehur: “Jam model për t’u ndjekur”.

Manjani, përmes një postimi, thekson se nuk e shqetëson vetë deklarata në aspektin etik apo estetik, por fakti se kodi penal i hartuar nga Rakipi rrezikon të kufizojë lirinë e qytetarëve. Sipas tij, edhe nëse ndjek “modelin Rakipi”, përsëri mund të përfundosh në burg, për shkak të dispozitave të parashikuara në draft.

“Me atë produkt, nëse Parlamenti e miraton dhe Brukseli jep dakordësinë, shumë ndjekës të tij mund të humbin lirinë kot fare,” shkruan Manjani, duke shtuar se problemi nuk është te personaliteti i Rakipit, por te përmbajtja e projektit.

Ai ndalet edhe te Shkolla e Magjistraturës, duke e cilësuar si një institucion që nuk nxjerr profesionistë të lirë në arsyetim, por “jeniçerë ligjorë”, pasi sipas tij aty nuk lejohet interpretimi sovran i ligjit, por vetëm zgjidhje të gatshme të diktuara.

Postimi i Manjanit:

Arben Rakipi, drejtori i Shkollës së Magjistraturës dhe hartues i projektkodit penal, ka thënë publikisht se:

"... jam model për t'u ndjekur.."

***

Nuk dua asapak të merrem me arsyetime etike apo estetike të deklarimit të Tij. Në fund të fundit çdokush ka të drejtën e fjalës së lirë si kur flet për veten ashtu edhe për Belulin".

Por halli është se edhe nëse ndjek Arben Rakipin dhe modelin e tij, prap mund të hysh në burg me kodin penal që Ai ka shkruar.

Kështu që më shumë sesa modeli i Tij na intereson produkti skandaloz që ka shkruar. Me atë produkt, nëse Parlamenti e miraton dhe për hatër të Ulsiut Brukseli jep dakordësinë, mund të humbin lirinë kot fare shumë ndjekës besnikë në Benit. Ti lemë ata që nuk e ndjekin këtë model se ata e e kanë hak burgun e përjetshëm madje.

Ky është halli. Pra të ndjekim modelin dhe prap hamë burgun!!!

Gjithashtu, meqë jemi tek Shkolla e Magjistraturës, duhet të kuptojmë se ajo shkollë nuk më nxjerr gjyqtarë e prokurorë si interpretues të ligjit, por thjesht jeniçerë ligjorë.

Në atë shkollë nuk lejohet arsyetimi i lirë e sovran por diktohen zgjidhje të gatshme rastesh.

Diktimi nuk është shkollë. Aq më pak shkollë e nivelit të Lartë ku duhet të dalin profesionistë.

Nga aty dalin Jeniçerë.

Kështu që duke ndjekur modelin Rakipi bëhesh ose jeniçer juridik ose hyn në burg.

-----

Edhe njëherë, asgjë personale me askënd. Por produkti publik meriton koment dhe kritikë.

Bye.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • av avokat: 05/09/2025 11:56

    per ty po e sigurt se ke qene dhe je pesanjos

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Viti i ri shkollor, sa i sigurt iu duket ambienti për fëmijën tuaj?