Gazetari Mero Baze ka reaguar pas deklaratës së presidentit Ilir Meta, i cili fliste për ditën e Lirisë së Shtypit dhe radhiste disa problematika, që sipas tij dëmtojnë lirinë e mediave.
Me anë të një postimi në Facebook, Baze shkruan se i vetmi urim që presin gazetarët nga Meta është që ai të mos jetë më president dhe në këtë mënyrë shpëton edhe zëdhënësi i tij, i cili kërcënon gazetarët në emër të një të çmenduri.
‘I vetmi urim që presin gazetarët nga Ilir Meta, në Ditën e Lirisë së Shtypit, është që të mos jetë më president dhe gazetarët të shpëtojnë nga një linçues gazetarësh. Kështu do shpëtoj dhe zëdhënësi i tij, e do ti kthehet jetës normale si gazetar, pa e kërcënuar njeri siç kërcënon ai gazetarët në emër të një të çmenduri’- shkruan Mero Baze.
Në Ditën e Lirisë së Shtypit, Meta ngriti akuza se në Shqipëri shumica e mediave janë nën censurën e qeverisë.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ai shkruan se fondet publike dhe burimet e dyshimta financiare vazhdojnë të përdoren gjerësisht për të cenuar lirinë e shprehjes, për të fshehur të vërtetat dhe për të shmangur llogaridhënien.
Mero Baze ke jashtëzakonisht të drejt po like floriri është një paçavure e zez wc. Nëqoftse Edi Rama do shkarkoi ktë burec like floririn do bëj një nga gjërat më të mira për Shqiptarët.
Përgjigju