Në Kuvend po diskutohet projektligji për akcizën. Deputeti i Partisë Demokratike Bledion Nallbati nga foltorja e Kuvendi ka komentuar me ironi protestën e fermerëve në Maliq.
‘Veprimi skandaloz i fermerëve. Si nuk keni turp që dilni në rrugë, thërrisni e bërtisni, shqetësoni qeverinë, i prishni gjakun(rehatinë) A e dini ju se është kohe pushimesh apo jo? Një avaz ju! Kush ju ka thënë juve të mbillni, grurë, misër, qepë, patate? Pse iu mbaruan Serbisë që të mbillni juve?
- Qeveria iu tha mbillni hashash, ju prap patate, qeveria ndërtoi laboratore modernë për kokainë, ju prap grurë!
- Qeveria ndërton kulla ju vazhdoni me kasolle!
- Qeveria punon me ekskavatorë, fadroma dhe betoniere ju akoma me shata dhe me bel, me mushka dhe gomere( karroca)! Turp të keni na nxite faqen na prishët imazhin e vendit.
Po pse more me qepë dhe pate, me mushka dhe gomerë (karroca) do ta zhvillojmë ekonominë ne?! Ne Europë shkohet me makijazh edhe botox dhe jo me baltë dhe me djersë!
- Prandaj thirrini mendjes dhe hiqni dorë nga këto budallallëqe, ka 12 vjet qeveria që iu thotë para nuk ka, për bujqesi nuk na plas, ju prap një avaz! (Prandaj të nderuar fermerë ndërgjegjësohuni dhe tërhiquni nga kërkesat tuaja që kësaj qeverie i duken pavlerë! Kjo qeveri ka 12 vite që iu ka treguar se për bujqësinë nuk ka fonde dhe nuk kemi kohë për bujqësinë dhe ju prap protesta dhe kërkesa?! )
- Hajdeni ore punoni ne Palase në Dhërmi në Himarë:-të lani, të pastroni…shërbejini qeverisë se nuk pastrohen vete ato vila! Se qeveria ju ka thënë punë ka po ju nuk doni të punoni!
Po nuk doni ikni, zhdukuni që këtu, se marim skllevër nga Bangladeshi, nuk e lemë vendin në mëshirën tuaj! Se ju vetëm ankoheni dhe nuk bëni asgjë për qeverinë! Mburreni se paguani taksa! Po pse more mbahet qeveria vetëm me rroga, shkohet ne Dubai me rroga?!’- tha Nallbati.
Lajmi kryesor:
Prodhimi i bujkut stok, importi i drithërave rekord, në 6 muaj blemë 143 mijë ton! Braçe: AKU kujdes, po importojmë nga Rusia
M.Q./ReportTv.al