Nga Kamza, kryeministri Edi Rama nuk ka hezituar të ironizojë Ilir Metën dhe Partinë e Lirisë duke iu referuar kësaj të fundit si ‘Partia e Lekut’. Sipas Ramës, edhe ish-LSI është e përfshirë në financimin rus ashtu si Partia Demokratike
“Ne kemi provën që çadra e famshme dhe gjithë ajo përpjekje ishte e bazuar tek një skenar që financohej nga paratë ruse. Tani për çfarë mund të financojë një fuqi si Rusia një parti në Shqipëri kundër qeverisë? Për ta bërë më demokratike, më të fortë? Më të besueshme me aleatët strategjik. Komplet të kundërtën. Për të bërë thyerje. Unë mendoj dhe shikoj se nuk është vetëm PD. Përveç provës kokëfortë që PD është në thesin e rublave ruse, bashkë me atë Partinë e Lekut, PL janë në thesin e rublave”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama në Kamzë: Edhe 'Partia e Lekut' ka marrë financime ruse! Me opozitën nuk do të kishim ndryshimet që kemi sot, s’është faji i politikës largimi i shqiptarëve
//ReportTv.al