Juristi Kreshnik Spahiu cilëson më shumë si lojë martesën e çiftit Meta-Kryemadhi se sa divorcin. Në një intervistë për Report Tv në emisionin ‘Studio Live’, Spahiu megjithatë e cilësoi lëvizjen e tyre si një strategji për tu mbrojtur.
‘Për çështjen private divorci mund të mos jetë lojë, por lojë ka qenë martesa e tij. Nuk mendoj se Ilir Meta i cili ka jetuar gjithë jetën me informacion nuk ka pasur dijeni se çfarë bën bashkëshortja. Pavarësisht kësaj situate, komunikimeve, spekulimeve që mund të bëhen në publik, mendoj se është thjeshtë strategji e mbrojtjes. Njëri do të marrë faturën penale. Nuk mendoj se Meta shkon në atë pikë të rëndë të shesë bashkëshorten te SPAK. Sado probleme të ketë Meta. Kanë rënë dakord dhe po e bëjnë këtë veprim. Me gjithë kritikën nuk arrij ta besoj se gjendja e tij kritike është aq e rëndë sa të hedhë bashkëshorten te prangat e burgut.
Divorci nuk ka efekt prapaveprues. Meta dhe Kryemadhi janë subjekte të ILDKPI-së. Janë të detyruar të deklarojnë pasurinë e përbashkët që kanë si familjarë. Korrespondon deklarimi i pasurisë së Kryemadhit me atë të Metës. Meta do pretendoj se nuk janë pjesë. Bëhet fjalë për pasuri të padeklaruar të ndërtuar në mënyrë të njëanshme. Meta do të thotë në një moment se nuk kam dijeni se nuk i kemi vënë bashkë.’- tha Spahiu për gazetarin Arbër Hitaj.
Lajmi kryesor:
Meta kërkon ndarjen nga Kryemadhi, Spahiu në Report Tv: Divorci nuk amniston ligjërisht krimet gjatë martesës
M.Q.//ReportTv.al