Politikë

Ironia e Spahiut: Rama kërkon dy mandate, sepse Shqipëria 2030 në BE nënkupton pas 2029

15 Prill, 21:11| Përditesimi: 15 Prill, 22:41

  • Share

Juristi Kreshnik Spahiu, komentoi sot në emision ‘Repolitix’ në Report Tv premtimin e kryeministrit Edi Rama për futjen e Shqipërisë në BE nëse merr një mandat tjetër.

Ai tha se Rama kërkon dy mandate, sepse Shqipëria 2030 në BE nënkupton pas vitit 2029.

‘Tendenca e Ramës për të kërkuar 2 mandate, sepse të thuash votoni Shqipërinë në 2030 do të thotë kërkon edhe mandatin tjetër. Se po të thoshte Shqipëria në 2026 do e kuptoja, por fakti që e kërkon në 2030 do të thotë se kërkon edhe një mandat tjetër.

PD ka bërë të pamundurën për të dal nga ai problemi personal. Vjen nga disa zgjedhje lokale që i ka fituar një parti në 92 për qind. Nëse humbet edhe këtë herë e ka humbur mision sepse kthehet në një pengesë për rotacion. Sa i përket partive të reja kanë një shansë historik që nuk ka ekzistuar në 30 vite’, tha ai.

Spahiu një koment e pati edhe për partitë e reja, për të cilat tha se do që ti shoh në Kuvend.

‘Shqiptarët shohin partitë e reja dhe unë do doja ti shihja pjesë të parlamentit, por ka një sfidë të vështirë sepse sistemi elektoral dhe mënyra për ti numëruar votat do të jetë kundër tyre dhe shpresoj që ato tja dalin dhe të mbijetojnë’, tha ai.

Ora 22:34
Spahiu: Çudi e madhe, 50 euro vota quhet korrupsion, 5 milionë LaCivita quhet ligjore

 

Juristi Kreshnik Spahiu, tha se duhen ndryshime në legjislacion për marrjen e konsulentëve nga jashtë vendit për pjesëmarrje në fushatë.

Sipas tij, PD ka paguar këshilltarin Chris LaCivita për fushatë dhe kjo cilësohet ligjore, sipas tij, nga ana tjetër blerja e votave konsiderohet korrupsion.

‘Unë do doja që këto institucionet e drejtësisë përfshirë edhe prokurorinë dhe KQZ ti bënin propozime kuvendit për ndryshime në legjislacion se ca qëndrimi duhet të ketë Shqipëria për ndërhyrjet nga jashtë.  Sepse parti që kanë miliona euro mund të sjellin nga vende të huaja konsulent dhe ca faji ka Arlindi që nuk mund të paguajë një konsulent të huaj që të vijnë këtu dhe të manipulojnë opinion publik. Me ligj duhet të përcaktohen disa kritere me duket e pavlefshme që të futet dikush në burg për 50 euro blerje vote dhe të blihet propaganda dhe kjo një farë korrupsioni. Po nesër vjen Meloni dhe bënë fushatë do jetë e drejtë apo jo? Ka ardhur koha që Shqipëria duhet të mbajë një lloj distancimi ose të lejojmë ata që kanë lekë të marrin këshilltar dhe kjo s’do të jetë garë e ndershme’, tha ai.

Ora 22:10
Spahiu: Monitorimi i zgjedhjeve nga SPAK, shpresa e vetme që votat s’do manipulohen

 

Juristi Kreshnik Spahiu, në emision 'Repolitix' në Report Tv u ndal edhe tek monitorimi i zgjedhjeve nga SPAK.

Ai tha prezenca e SPAK në monitorimin e zgjedhjeve të 11 majit është shpresa e vetme se në këto zgjedhje s’do të ketë manipulime.

'Kur OSBE propozoi numërim elektrik për diasporën, Tiranën dhe Fierin si dy nga qarqet më të mëdha në vend pati një ndërhyrje nga opozita që kërkoi që të ketë numërim me komisioner dhe pastaj u katandis që edhe diaspora do të numërohet nga partitë e vjetëra. Ata janë të qartë se këtu ka një plan për të devijuar votën në mos për të ndryshuar fituesin me humbsin për të prekur votën e partive që s’kanë komisioner. Del PD thotë na vodhën, që ka komisioner atje. Po nëse ka një hap konkret dhe duhet mbështetur është prezenca e SPAK në KQZ për të ndaluar ndërhyrjen tek vota', tha ai. 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?