Politikë

Ironia e Spahiut: Trump do mbështes Berishën, aq sa e mbështeti në mandatin e parë

16 Janar, 21:45| Përditesimi: 16 Janar, 23:03

  • Share

Kreshnik Spahiu foli sot në Frontline, Report Tv, teksa komentoi për Marsela Karapançon sondazhin e përmuajshëm të zhvilluar së bashku me Eduard Zaloshnjan.

Spahiu komentoi opinionin e qytetarëve mbi ndikimin që mund të ketë ardhja e Trump në politikën shqiptare. Spahiu thekson se Trump nuk po vjen për herë të parë në pushtet. 

'Mendoj se jo vetëm shqiptarët janë të painformuar se çdo bëjë Trump. Gjithë Europa është në dilemën si do sillet SHBA me BE  NATO me Rusinë, luftërat. Ballkanin. Mendoj që është një përqindje jo e vogël që mund të nuhasin se çdo bëjë administrata Trump me Shqipërinë. Zhgënjimi i atyre që mendojnë se Trump do rrisë mbështetjen, goditjen apo qëndrimet ndaj liderëve shqiptarë. Trump nuk vjen për herë të parë në pushtet. Kam përjetuar disa festa të disa liderëve politikë shqiptarë kur erdhi për herë të parë. Prisnin ndikim. Ndodhi e kundërta. Atëherë kishte arsye pse mund të ndryshonte. Kryeministri atëherë mbajti qëndrim kundër Trump.'

Ashtu si herën e parë nuk pësoi ndonjë ndryshim klasa politike në Shqipëri e njëjta gjë pritet të ndodh sërish, teksa ironizoi pritshmëritë e Berishës, duke thënë se Trump do e mbështes atë aq sa e mbështeti mandatin e parë.

'Pritej që Trump të mbante qëndrim kritik por nuk ndodhi. Kur Rama dhe PS kaluan furtunën e mandatit të parë, mendoj se nuk do ketë qëndrim tjetër. kemi të njëjtët aktorë. Kemi sërish Trump, Berishën, Ramën, Metën. Yuri Kim dhe Palmer ishin të besuarit e Trump. Nëse keni kujtesë se ç’mbajti Kim dhe Palmer ndaj Ramës dhe Berishës, PD dhe Bashës. Dy njerëzit më të besuar të Trump ishin të qartë me forcat politike në Shqipëri. Palmer i kërcënoi PD dhe LSI nëse nuk qëndrojnë kurs do quhen organizata kriminale. Kush mendon se nga të njëjtët aktorë do kemi zhvillime të ndryshme nuk kupton dialektikën e politikës.'

Ora 22:48
Spahiu: Çmimet e ushqimeve në supermarketet shqiptare 3 herë më të shtrenjta se në Europë

1737064064_spahiu.jpg

Kreshnik Spahiu komentoi në 'Frontline' sondazhin e përmuajshëm në bashkëpunim me Eduard Zaloshnjan. Spahiu thekson se çmimet në Shqipëri janë 3 herë më të shtrenjta se në supermarketet gjermane. Kjo ka bërë pjesa më e madhe e personave të pyetur në sondazh kanë një mendim negativ për punët e qeverisë.

'Mendoj se është një civilizim që shumica e popullit të jenë të pakënaqur nga qeveria. Nga shenjat më të mira. Ka një pritshmëri më të lartë nga pushtetit. Çdo populli do ishin në shumicë kundër pushtetit pas 12 vjetësh. Përfshi krizën globale, pandeminë, luftën. Mendoj se pushteti socialist nuk ka çfarë jep. Në 12 vjet dështuan për një shtet social. Kanë qenë të suksesshëm në fasadë dhe në ndërkombëtarëzimin e Shqipërisë në imazhin e saj për të bërë miliona të huaj të njohin Shqipërinë dhe kemi një gjë plus. Por ka dështuar në bukën e gojës. Sistem i kapur i monopoleve.

Në gjithë Europën në supermarkete, janë çmimet 3 4 herë më të lira se në supermarketet shqiptare. Ushqimet bazike nuk di si i përballojnë pensionistët në Shqipëri. Tregon kapjen e sistemit ekonomik. Nuk bëhet një emision televiziv në Shqipëri për çmimet në supermarketet. Me rënien e euros duhet të kishim rënie të çmimeve, në vend të kishim ulje të çmimeve këta i rritën. Kjo vjen si monopol i ekonomisë dhe i kanë bërë bllok supermarketeve që kanë ulur çmimet në gjithë Europën. Pas sheqerit është një ministër, pas miellit një deputet.'

Ora 22:34
Spahiu: 1 nga 3 pakënaqësitë e turistëve të huaj në Shqipëri, është trafiku çmendur rrugor

 

Kreshnik Spahiu teksa komentoi gjetjet e sondazhit të Eduard Zaloshnjas në 'Frontline' foli edhe për trafikun në Shqipëri që për qytetarët e pyetur është më i rënduar se në vendet përreth.

Spahiu thotë se një nga pakënaqësitë që kanë të huajt me Shqipërinë është trafiku rrugor. Sipas tij, qarkullimi rruogr nuk duhet të monitorohet më me burime njerëzore, por me kamera sigurie. Tirana vijon ende të ketë një hyrje-dalje dhe është e turpshme që diskutohet për një stacion hekurudhor.

'Udhëtimi i Berlin-Tiranë 1 orë e 50 minuta, nga aeroporti Nënë Tereza në shtëpi 2 orë. Më shpejt vjen nga Berlini në Tiranë se nga aeroporti në shtëpi. Harxhimi në kohë. Tiranë-Berlin 1800 lekë. 18 euro Berlin Tiranë, 25 euro aeroport-shtëpi. Sot e pamundur qarkullimi, kam makinën në Tiranë por nuk e nxjerr. Eci në këmbë ose me taksi. Shqipëria me keqdashje, vijon si 50 vjet më parë me burime njerëzore vendos qarkullimin rrugor. BE i ka hequr,. Kontrollohet me kamera. Nuk është frika ndaj policisë që të mban por monitorimi. Kudo vjen kamera me fotografi, targa, ku e shkelur apo parkuar gabim. 90% e gjobave personale nuk i kam nga policia, por të fotografuar nga njerëzit. I gjithë populli polic. Të vjen gjoba me fotografi. Në Shqipëri vazhdohet qëllimisht të mos instalohet kamerat.

Projekti i kamerave ka 15 vite dhe nuk aplikohet. Vetëm 1 exit ka Tirana. Një hyrje dalje ka. Është dhe pallati. Shqipëria nuk është as si në kohën e Enver Hoxhës. E turpshme se pas 35 vjetësh të diskutojmë një stacion treni apo një hekurudhë. Trafiku vjen e rëndohet se ata miliona turistë, me çfarë qarkullojnë. Ose me taksi, ose me makinë me qira. Nga një studim, një nga 3 arsyet për të mos ardhur turistë në Shqipëri është qarkullimi rrugor. Po të pyesësh turistët, një nga të parët është trafiku i çmendur me njerëz psikopatë. Në Gjermani, nëse 3 herë bën një gabim të hiqet patenta dhe del në testin e budallait. Del në spital, në intervistë. Të hiqet patenta dhe nëse do të aplikosh jep testin e budallait në spital. E kuptoni sa budallenj do kishte Shqipëria?'

Ora 22:16
Spahiu: Berisha në 35 vite ndërtoi makinerinë e baltës mediatike si presion në familjet e kundërshtarëve

 

Kreshnik Spahiu teksa komentonte në Frontline gjetjet e sondazhit të pëmuajshëm, thekson se në 35 vite Berisha ndërtoi makinerinë e shpifjes dhe sharjeve politike në vend. Spahiu renditi disa nga shpifjet dhe sharjet e PD-së si ndaj ish-kryeprokurores Ina Rama apo ish-presidentit Topi deri tek shantazhet ndaj ish-ambasadores Yuri Kim.

'Jam skeptik për rezultatin e sondazhit. Mendoj se pjesa e shumicës mbi 80% që nuk mbështesin fyerjet. Përfshihen edhe ata kur kryetari i partisë kundërshtare fyer kryetarët e partisë së tyre nuk besojnë. Një pjesë e publikut është vulnerabël dhe pjesë e këtij sistemi baltë. Një armë e fuqishme të elitës është makineria e baltës. Një pjesë e elitës politike sundojnë prej shantazhit të makinerisë për të shantazhuar me shpifje kundërshtarët. E imagjinoni që kur i thonë kryebandidët shefit të SPOAK  putanë kryeprokuror apo ambasadores së SHBA kemi video porno. E imagjinoni? Në çfarë nivele bie gjuha e shantazhit?

Po të shohësh gjuhën demokratike apo nivelin mediokër shiko retorikën e liderëve politikë. Kanë një makineri dhe ata për njëri-tjetri kanë dhe filtra mbrojtës. Nëse kjo makineri i kundërvihet një oficer si Shemsi Prençi. Po ju them për 7 ditë Shemsi e ka të pamundur ti kundërvihet se nuk ka TV të vetin. Këta të nxjerrin nga politika, media, sistemi. Të bëjnë të mos jetosh më në këtë vend. E ke të pamundur të përmirësosh imazhin tënd. I ka funksionuar duke shkatërruar sisteme. Ka dalë mes parlamentit i ka thënë e ke motrën prostitutë. Pse duhet ti hysh në familje tjetrit?'

Ora 21:51
Spahiu: Trump 4 vjet s’do e ketë në axhendë fare Shqipërinë, por do ja delegoj një diplomati si Yuri Kim

Juristi Kreshnik Spahiu mendon se ardhja e Trump nuk do ndikojë dhe aq sa pritet në politikën shqiptare. Sipas tij, Trump ashtu si në mandatin e parë, do të ketë në Shqipëri një ambasador fuqiplotë si rasti i Yuri Kim që do jetë përfaqësuesi/ja e tij në Shqipëri për 4 vitet e ardhshme.

'Trump është i fokusuar në Amerikën e madhe.  Edhe në axhendën e të ftuarve, është orientuar të prishë aleancën Rusi, Kinë, Brazil. Është futur për tu bashkuar me Kanadën, Panamën. Në 4 vite Tirana vështirë se do hyjë në agjendën e Uashingtonit. Shqipëria është shumë periferike në axhendën e  administratës Trump. Një investim ndikon në lobime personale për ta pasur Shqipërinë si ishull me komb pro amerikan. Në thelbin e problematikës, e njerëzve të sonduar, ai ishull nuk e përmirëson as përkeqëson marrëdhënien e Tiranës me Uashingtonin.

Puna është çfarë marrëdhëniesh do mbajë Kosovë- Serbi. Shikohet si një marrëdhënie strategjike Serbi SHBA që nuk ka ndodhur që pas luftës. Duhet të shqetësohemi a do kenë shqiptarët atë privilegj të partnerit kryesor në rajon apo Serbia po afrohet dhe po rrezikojmë pozicionin e të përkëdhelurve dekadën e fundit. Çështja tjetër lidhur me Metën, Berishën Ramën shumë shpejt do sqarohet pas zgjedhjeve. Trump nuk do merret fare me Shqipërinë. Do gjejë një Yuri Kim të dytë fuqiplotë ti delegojë ato kompetenca. Që ambasadori të jetë edhe Donald Trump në Shqipëri. 4 vjet do kemi punë me ambasadorin jo me Trump.'

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?