Chris LaCivita dhe Fatmir Mediu

Politikë

Ironia e Ylli Manjanit: Erdhi ore Krisi, që të na sjellë Fatmir Mediun se ngeli andej

11 Prill, 17:26| Përditesimi: 11 Prill, 17:32

  • Share

Ylli Manjani ka ironizuar ardhjen e Chris LaCivita në Tiranë, me rastin e nisjes së fushatës elektorale nga Partia Demokratike.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Manjani ironizon faktin që opozita e sheh ardhjen e tij, si shpëtimtari që do i shpëtojë nga kryeministri Edi Rama.

Ai shkruan se LaCivita bëri një gjë të mirë që solli Fatmir Mediun në Shqipëri, pas udhëtimit të gjatë në SHBA.

 “Erdhi ore erdhi Krisi. Erdhi të na sjellë Mediun, se ngeli andej...”, shkruan Manjani.

Fatmir Mediu kishte sot senacën në GJKKO për Gërdecin, ku u rikthye pas disa taktikash për zvarritje dhe pas vizitave në SHBA ku u shfaq edhe me Chris LaCivita.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Qytetari: 12/04/2025 07:28

    Sa e turpshe aq dhe e frikshme, te akohet me Fatmir Mehdiun te na e sjelle dhe njrhere Getdecin ne pushte. Tmerr kush u jep vote ktyre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A do e ndihmojë PD-në në fushatë strategu i Trump, LaCivita?