Rithemelimi protestoi sërish ditën e djeshme dhe kësaj here përpara Kuvendit ku u dogjën goma makinash teksa brenda në sallën e parlamentit zhvillohej seanca plenare.
Ndërkohë seancat duket se po i rikthehen kaosit teksa deputetët e Rithemelimit debatuan ashpër duke penguar seancën me deputetët socialistë dhe kryetaren e Kuvendit Nikolla dhe nënkryetaren Ermonela Felaj.
E ftuar në ‘Studio Live’ në Report Tv, nënkryetarja Felaj komentoi zhvillimet e fundit mes mazhorancës dhe opozitës. Për Arbër Hitaj ajo fillimisht dha më shumë detaje nga komisioni i posaçëm antikorrupsion që pritet të nis punën në Kuvend.
'Gjerësisht komisioni ad hoc që ne propozuam është konsideruar si komisioni kundër korrupsionit. Lidhet dhe me sigurimin e dy objektivave sundim i ligjit dhe mirëqeverisje. Këto tre objektiva do bënte modernizimin e shtetit. Ose ndryshe Shqipëria 2030. Lidhet me përfundimi e procesit të integrimit europianë të vendit. Gjërat kanë ecur. Kemi marrë statusin. Janë zhvilluar samite.
Momenti që ndërhymë me një draft rezolutë që fton për punë të përbashkët, punë e veçantë, planin afatgjatë që pritet të ndërtojë. Do shpresoj që opozita do të bëhet pjesë e komisionit ad hoc. Miratuam përbërjen, por emrat janë ata që përfaqësojnë PS, vendet bosh presin përfaqësuesit e opozitës.
Sipas Felajt komisioni i posaçëm nuk do prek ligjet, kushtetutën dhe as organet ligjzbatuese duke përfshirë SPAK dhe GJKKO.
'Nuk do preket asnjë ligj që ka të bëj me organet e reja të drejtësisë dhe nuk preket kushtetuta për veprimet e këtyre organeve. Prapë mendoj se opozita do vijë një ditë në komision. Nuk votuan kundër, kanë abstenuar. Janë në dilemë dhe mëdyshje. Në shumicë mendoj se ata nuk mendojnë se kjo është një hapësirë duhet bojkotuar.'
Ndërkaq, Felaj komentoi edhe akuzat që opozita i bën asaj për lidhjet familjare në sistemin e drejtësisë.
'Nuk është gjë e re të gërmosh në jetën time personale dhe familjare. Kam keqardhje. Familjarët e mi kanë qenë në sistem edhe kur unë nuk kam qenë deputete. Nuk është emëruar askush rishtas. Kanë punuar nga 15 apo 20 vite në rrethe të Shqipërisë. Edhe unë karrierën time si magjistratë kam punuar në rrethe larg familjes sime.'
Protestën e djeshme, Felaj e konsideron tërësisht dështim, pasi sipas saj qytetarët nuk i besojnë atij emisioni të Rai 3 që u bë shkak i protestës.
'Protestën e djeshme, nuk e pashë duke qenë jashtë por brenda. Ishte një dështim i plotë jo thjesht i PD, por i asaj që kërkonin të ngrinin nga një emision i Rai 3 që paska provokuar shumë zemëratën e opozitarëve dhe duhet të kishte rënë qeveria. Nuk arrini të siguronin as një anëtar për degë do të thotë që njerëzit nuk kanë besuar asgjë nga ajo që u servir, duke bërë pjesë të makinacione edhe rrethe jashtë vendit. Makinacion i sofistikuar por u provua si blof dhe nuk ka nevojë për koment. Ra shpirti opozitar u pa qartë që kishin dështuar.'
Nga ana tjetër, ajo thekson se në Shqipëri nuk ka mafia siç pretendon Rai 3, ndëra skenën me Ahmetajn në emision e vlerëson si skenë tipike mafioze.
'Protesta konfirmoi që ishte një blof i pastër. E pashë e ndoqa, edhe për kuriozitetin. Ishin thjesht thënie që u servirën në mënyrë të caktuar të qëllimshme që të bindni që Shqipëria është ajo që paraqitet aty dhe nuk ka lidhje fare.Ish kolegu mu duk shumë e shpifur ajo skena. Skena më tipike e çdo mafiozi edhe urdhëron aktin kriminal.'
Kam qenë pjesëmarrëse në atë kohë, normale ka debate pune, nuk kam pse e veçoj që ishte ky që debatonte. Debate më shumë se debate ishin diskutime. Skena është tipike e atyre filmave. Ironikisht Ahmetaj u paraqit si mafioz. Nën-ndërgjegja flet gjithmonë. Është gabim i atyre. Gjetën mënyrën e gabuar. Ranë peng vetë e gjësë.
Më tej, Felaj dha edhe një komenti lidhur me votën e shumëpritur për emigrantët, për të cilën ajo vlerëson se ende nuk është gjetur mekanizmi.
'Në pamundësi të deklarimit të adresës nuk e di si realizohet votimi. Shpresoj se platforma e re që ngritëm, ndonëse nuk ka qenë kaq shumë në publik, ajo mënyra e diskutimi të gjërave larg kamerave do gjenerojë një zgjidhje. Do gjenden ato zgjidhje që të kemi një përfshirje të gjerë të qytetarëve shqiptarë.'
Te Partia Socialiste ajo nuk sheh asnjë pikë të dobët.
'Nuk shoh pika të dobëta. Për disa muaj kemi qenë në një proces shumë të hollë të partisë socialiste. Jemi marrë deri në qelizë. Procesi i riorganizimit është shprehur me dy takime të rëndësishme në Athinë dhe Milano. Pritja atje tregon për një parti që gëzon reputacion të mirë. Është kënaqësi për të gjithë ne.'
Felaj së fundmi ripërsëriti qëndrimin e saj lidhur me komisionin ad hoc anti korrupsion ku së shpejti ajo pret që opozita të bëhet pjesë.
Nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj dha më shumë detaje për Arbër Hitajn në Studio Live, nga ngritja e Komisionit ad hoc kundër korrupsionit. Sipas saj opozita në fund do bëhet pjesë e këtij komisioni pavarësisht dyzimit të momentit.
'Momenti që ndërhymë me një draft rezolutë që fton për punë të përbashkët, punë e veçantë, planin afatgjatë që pritet të ndërtojë. Do shpresoj që opozita do të bëhet pjesë e komisionit ad hoc. Miratuam përbërjen, por emrat janë ata që përfaqësojnë PS, vendet bosh presin përfaqësuesit e opozitës. Pretendohet të ndërtohet një punë me të gjitha agjencitë ligjzbatuese, por nuk do ndërhymë në legjislacion. Është e shkruar në rezolutë. Kuvendi duhet të jetë protagonist në luftën ndaj korrupsionit.
Nuk do preket asnjë ligj që ka të bëj me organet e reja të drejtësisë dhe nuk preket kushtetuta për veprimet e këtyre organeve. Prapë mendoj se opozita do vijë një ditë në komision. Nuk votuan kundër, kanë abstenuar. Janë në dilemë dhe mëdyshje. Në shumicë mendoj se ata nuk mendojnë se kjo është një hapësirë duhet bojkotuar', u shpreh Felaj.
Nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj në Studio Live, komentoi për Arbër Hitajn edhe protestën e djeshme të opozitës para Kuvendit, e cila sipas saj dështoi tërësisht.
'Protestën e djeshme, nuk e pashë duke qenë jashtë por brenda. Ishte një dështim i plotë jo thjesht i PD, por i asaj që kërkonin të ngrinin nga një emision i Rai 3 që paska provokuar shumë zemëratën e opozitarëve dhe duhet të kishte rënë qeveria. Nuk arrini të siguronin as një anëtar për degë do të thotë që njerëzit nuk kanë besuar asgjë nga ajo që u servir, duke bërë pjesë të makinacione edhe rrethe jashtë vendit. Makinacion i sofistikuar por u provua si blof dhe nuk ka nevojë për koment. Ra shpirti opozitar u pa qartë që kishin dështuar', tha Felaj.
Ne tre fjale kater genjeshtra. Komision antikorrupsion??? Sikur eshte mbikqyres ndaj organeve pergjegjese per ate pune e jo vete organi puneshume. Cfare idiote.
Përgjigju