Juristi Kreshnik Spahiu në Frontline komentoi marrëveshjen Rama-Meloni për emigrantët dhe bëri një paralelizëm me marëveshjen e mëparshme për afganët që nuk kanë dëmtuar turizmin në Lezhë apo marrëveshjen e Berishës për muxhahedinët në Manëz që nuk ka dëmtuar turizmin në Lalëz.
'Protestat u frymëzuan nga një marrëveshje me Italinë u dha karburant për narkoshtetin dhe përfunduan për Sali Berishën. Në pikëpamjen qeveria Berisha dhe Rama jo çdo gjë e kanë bërë të errët. Dy nga vendime t më dinjitoze, janë kampi i refugjatëve muxhahedin në Manzë, kampi i afganëve në Lezhë dhe kampi i afrikanëve në raport me Italinë.
Të dy qeveritë, Berisha dhe Rama, kanë treguar seriozitet në raport me perëndimin. Në subkoshiencën e liderit të opozitës kjo është arsyeja e devijimit të opozitës. Ka dhe një marrëveshje me subjekte politike të së djathtës italiane që të bëj një sy qorr dhe vesh shurdh lidhur me marrëveshjen. Ata mund të kishin aksion më radikal por vetë Berisha është i bindur se çfarë efektesh ka në perëndim. Kanë përfituar gjithë vendet e BE-së. E gjithë furtuna mediatike se turizmi do shkatërrohet është anomali mediatike. Manza është afër me Lalëzin dhe nuk e kanë penguar. Në Lezhë nuk është kryer asnjë vepër penale nga ardhja e afganëve.
E treta sot në gjithë qytetet europian numërohen 500 mijë kampe emigrantësh dhe në asnjë qytet nuk konsiderohet pengesë për turizmin. Kosova ka bërë një marrëveshje me Danimarkën ku Gjilani do bëhet burg për kriminelët e Danimarkës. E padrejtë që të ngrihet kjo furtunë. Çfarë lidhje nëse qarkullon droga në Shqipëri me marrëveshjen e emigrantëve. Ça logjike është kjo? E palogjikshme analiza politike-mediatike që ka bërë Rai me marrëveshjen e emigrantëve dhe trafikun e drogës.'
Lajmi kryesor:
Protestat te Kuvendi dhe konferenca Rama-Meloni/ Kreshnik Spahiu në 'Frontline': Çudia e kampit afrikan do zgjas 3 ditë, aq sa e kampit të iranianëve apo afganëve
G.K/ReportTv.al