Nënë Tereza

Politikë

Denoncimi i Braçes: Ta dinte Nënë Tereza se shenjtërimi i saj do përdorej nga administrata të shëllehej në plazh te sarajet e oligarkëve nuk do shenjtërohej

6 Shtator 2021, 08:37| Përditesimi: 6 Shtator 2021, 11:32

  • Share

TIRANË- Erion Braçe nuk është më pjesë e kabinetit “Rama 3” dhe që nga dita që njoftoi largimin e tij, nuk ka reshtur së përçuari mesazhe me nënkuptime që mund të interpretohen edhe si kunja për qeverinë.

Kjo e hënë është ditë pushimi për administratën që vjen nga shenjtërimi i Nënë Terezës dhe ky fakt e ka irrituar ish zv.kryeministrin, edhe pse kjo ditë ka qenë pushim edhe kur ai ishte zv.kryeministër.

Me një gjuhë opozitari, Braçe shkruan se “nëse Nënë Tereza do e dinte që shenjtërimi i saj do ishte pushim, nuk do të shenjtërohej”, teksa sulmon administratën.

“Ta dinte Nënë Tereza që shënjtërimi i saj, do ishte ditë pushimi për shtetin e që shërbyesit publik të zyrave do shëlleheshin në Palasë tek Nazuri, në Jalë tek Cmenduria, në Hamallë te Dallga, në gjirin e Lalëzit te 7 fshatrat e Lurës apo në sarajet e çdo oligarku, do vijonte të shërbente kudo për njerëzit e zakonshëm e nuk do ngjitej lart si shenjtë! Me këmbë në tokë! Mirëmëngjes e punë të mbare të gjithë atyre që punojnë sot, nga pastruesit e deri tek infermiere e mjekë në qendrat shendetësore e spitale”, shkruan Braçe.

B.K./K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Henkel: 06/09/2021 19:20

    Po normal qe mir e ka, se esht ber administrata sikur me qen ajka e shoqerise, nderkohe qe jane ajka e hajduterise. Te punojne edhe te dielava biles, e te shlyejne ato qe i kan rrjep ktij populli te varfer.

    Përgjigju
  • Gogogo: 06/09/2021 14:09

    Me aq sa paguhet administrata, te pakten bejne ca dite pushim o kone

    Përgjigju
  • Patrioti: 06/09/2021 13:10

    Kjo administrate ka qene edhe kur ishe ti Braçe zv/km. Njesoj shulleheshin edhe asokohe ne vilat e oligarkeve. Je bere si memecit qe i erdhi goja!

    Përgjigju
  • xxx: 06/09/2021 13:04

    O Brace kur ishe ne poste qeveritare deri sa dhe vete doreheqjen i zoti nuk ishe tani qe te hoqen karriken i zoti je ik o brace ne katund se aty pershtatesh me mire

    Përgjigju
  • Hahahaha: 06/09/2021 12:25

    U bene disa dite qe e kemi pa qejf Erion Bracen. Ngeli duke bere shkrime ironike ndaj administrates. Nuk po e merr ende veten nga deshperimi i lenies jashte qeverise 'Rama 3'. Eshte tip i ndjeshem djali. U vu re edhe kur u emerua zevendeskrymminister ne Janar.

    Përgjigju
  • Murati: 06/09/2021 11:26

    Ky tipi eshte nga Berati. Ka si zone dhe Lushnjen, lagunen. Ku me gjithe grupin e Aldo Bares bejne ca para. Shet pordhe neper rrjete sociale kot fare. Nese dita eshte pushim, punonjesit e administrates jane ne te drejten e tyre. Ai ta drejtoje gishtin pak me lart, ke bytha e shefit, nese ia arrin.

    Përgjigju
  • Endri: 06/09/2021 07:56

    Nga ka ardh ky tipi, nga hena?! Ah sikur te behej dikush ne qeveri sa pune do i bente vendit!!

    Përgjigju
  • tani: 06/09/2021 07:49

    Po ku ishe deri dje ti pse nuk fole. Ne dore e kishe e hiqje si feste zyrtare dhe nuk u bente pushim. Apo te iku karrigia dhe ke filluar ti japesh gojes.

    Përgjigju
  • Mos fol me mire: 06/09/2021 07:49

    Erjon ke shume te drejte por e artikuluar nga ty kjo gje tingellon cinike dhe tallese. cfare bere ti ne 4 vjet zv/KM? asgje! as pate guximin tia plasje ne fytyre shefit tend cdo lidhje qe ai krijonte me oligarket dhe boten e krimit

    Përgjigju
  • Aliu: 06/09/2021 07:13

    Mos u mezit Braçe, se edhe kur te vdesin Rama, Saliu, Meta, Basha, do shenjterohen e do behen dite feste. Keshtuqe do shtohen ditet e pushimit

    Përgjigju
  • Latif: 06/09/2021 06:57

    Bere indeksim pagash??? A futet ke dhe ku e deshet ne ate administrate qe po perflet??? Ik mos na ha lulin.

    Përgjigju
  • Latif: 06/09/2021 06:56

    Bere indeksim???? Futet ke dhe ku e deshet??? Epo ik mos na ha shum lulin.

    Përgjigju
  • adi: 06/09/2021 06:54

    xhuxh piseveng

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?