Francisco Roman Alarcon Suarez

Isco nuk gjen paqe, dështon kalimi në Bundesligë edhe pas testeve mjekësore! Akuza mes palëve

31 Janar 2023, 19:59| Përditesimi: 31 Janar 2023, 20:00

  • Share

Francisco Roman Alarcon Suarez i njohur si Isco pritej që sot të firmoste me Union Berlin në Bundesligë. Ish-kampioni i Real Madrid la Spanjën dhe udhëtoi drejt kryeqytetit gjerman, teksa kaloi edhe testet fizike.

Në momentin kur palët u ulën për të frmosur kontratën, panë se marrëveshja nuk ishte ajo që ishte dakordësuar mes klubit dhe agjentëve. Union Berlin duket se mund të shpenzojë më shumë nga limiti i tyre, me futbollistin që është parë i tërbuar pas dështimit.

Bild bën me dije, duke cituar drejtorin e Union Berlin, Oliver Ruhnert, se klubi dhe agjencia e menaxhimit kishin diskutuar shuma të ndryshme, teksa në fund gjithçka dështoi pasi futbollisti kërkonte më shumë. 30-vjeçari mbeti pa skuadër pas largimit nga Sevilla dhe kalimi në Bundesligë pritej me interes nga tifozët e Union Berlin, me klubin që mban vendin e dytë në klasifikim.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?