William Walker

Ish ambasadori i OSBE-së, Walker: Serbia ka investuar shumë në propagandën e mohimit të masakrës së Reçakut

22 Janar 2023, 14:01| Përditesimi: 22 Janar 2023, 14:06

  • Share

Ish-ambasadori i Misionit Verifikues të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), William Walker deklaroi se Serbia ka investuar shumë në propagandën për të mohuar masakrën e Reçakut që u krye nga forcat ushtarake serbe në vitin 1999.

Në një intervistë të dhënë për ‘The Geopost’, Walker ka theksuar se presidenti actual i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka qenë në zinxhirin komandues të Sllobodan Millosheviqit, të cilët kishin dhënë urdhër për kryerjen e kësaj masakre më 15 janar 1999.

“Që nga fillimi Serbia ka thënë se kjo ngjarje nuk është e vërtetë. Ata kishin shumë arsyetime, se unë jam agjent i CIA-së me mbulesë ndërkombëtare nga OSBE-ja, se jam dërguar këtu nga CIA apo nga Departamenti i Shtetit ose nga Shtëpia e Bardhë për të shkatërruar disi Serbinë dhe se unë isha i gatshëm të them çdo gënjeshtër për të shkatërruar atë”, thekson ish-ambasadori OSBE-së.

“Kur e di që ministri i Propagandës në kohën e Millosheviqit ishte një zotëri i quajtur Aleksandar Vuçiç dhe se ai po përhapte të gjitha këto gjëra qesharake për mua dhe për çfarë kam ardhur në Kosovë, e kuptoj pse ai ende e përdor temën e masakrës së Reçakut dhe çfarë ishte versioni serb i asaj që ndodhi”, shton Walker.

Walker u shpreh gjithashtu se Rusia vazhdon të jetë mbështetëse e Serbisë dhe, sipas tij, nëse vendet e Ballkanit do të qetësohen atëherë duhet të reduktohet ndikimi rus në këtë rajon.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?