Logu në Report Tv: Basha ka ende hapësirë në PD, mbështetësit po e presin në bazë! Axhami: 'Rithemelimi' drejton partinë, grupi parlamentar ka zbutur tonet

6 Prill 2022, 19:26| Përditesimi: 6 Prill 2022, 22:18

  • Share

TIRANË- Ish anëtari i Këshillit Kombëtar, Besard Logu tha se Lulzim Basha ka ende hapësirë në Partinë Demokratike dhe kjo tregohet qartë nga takimet që po bën me mbështetësit në bazë. I ftuar në Report Tv, Logu tha se zgjedhja e një kryetari të ri nuk është zgjidhja e Partisë Demokratike për momentin. Ai mendon se kryetari i ri duhet të zgjidhet pas zgjedhjeve lokale vitin e ardhshëm ndërsa për momentin të ngrihet një komision negocimi mes dy palëve.  

"Unë do isha i mendimit që nuk është koha për një emër apo kryetar të ri. Për sa kohë kemi dy grupime të formalizuar do ishte më e drejtë një komision mes të dyja palëve deri në zgjedhjet vendore që i kemi vitin tjetër. e para nëse do pretendohet një bashkim duhet të bie retorika e fituesit e humbësit. Duhet të bie kjo sjellja revanshiste ne fituam ikni ju. Ju të Bashës hajdeni dhe futuni në rresht në fund. Kjo nuk i shërben një PD më të fortë. Rithemelimi duhet të stopojë", tha Logu.

Në 'Studio Live' me gazetarët Arbër Hitaj dhe Migena Sotiri, pedagogu Mirdaim Axhami thotë se tashmë Partinë Demokratik e drejton Komisioni i Rithemelimit dhe po punon për bashkimin e demokratëve. pas vendimit të gjykatës së Tiranës që njohu ndryshimet në Statut të Berishës, Axhami thekson se grupi parlamentar ka zbutur tonet dhe nuk vë më kushte.

"Një parti politike nuk e mban vendimin i gjykatës, apeli që bëhet. E shoh kur shkojmë te elektorati. Për ca P falsin, për kë është ankimuar ky  vendim, nëse deri më 6 mars kushte diçka, dukej që ishin dy palë, Basha dhe Rithemelimi, tashmë kjo nuk ekziston. Basha iku, grupi parlamentar duket më i përçarë se kurrë, ata kanë zbutur qëndrimet e tyre, kanë ikur edhe nga vënia e kushteve", tha Axhami.  

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?