Kronikë

Ish bashkëshorti i Albërie Hadërgjonaj sërish në pranga, këtë herë për dhunë në familje

13 Maj 2020, 11:14| Përditesimi: 13 Maj 2020, 11:16

  • Share

Mentor Hadërgjonaj,  i njohur dhe si Din Gjonaj, është arrestuar sërish, por këtë herë për dhunë në familje. Mentor Hadërgjonaj,  ish bashkëshorti i këngëtares Albërie Hadërgjonaj, është një emër i njohur për drejtësinë i lidhur dhe dënuar në dosjen 'Kokaina 2001', për trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

57-vjeçari ishte shpallur në kërkim prej 7 ditësh, pasi ishte denoncuar nga i vëllai për dhunë në familje.

Mentor Hadërgjonaj u denoncua nga i vëllai Adem Hadërgjonaj, pas një konflikti mes anëtarëve të familjes.  57-vjeçari ka shkuar në ish ndërmarrjen e materialeve të prodhimit  dhe i ka kërkuar familjarit të tij të dalë prej andej. Pas denoncimit  nga familjarët për dhunë në familje, Mentor Hadërgjonaj përfundoi në pranga, ndërsa në njoftimin e policisë ai paraqitet me emrin Din Gjonaj.

 "Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga strukturat e DVP Tiranë është kapur dhe ndaluar shtetasi D. GJ., 57 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale "Dhuna në familje", thuhet në njoftimin e policisë.

I.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?