Ish bashkëshorti i këngëtares së njohur Britney Spears ka publikuar momentin kur ajo i bërtet dy djemve. Video është xhiruar vite më parë, kur djemtë ishin 11 dhe 12 vjeç.
“Nuk mund të rri duarkryq dhe të lejoj që djemtë e mi të akuzohen në këtë mënyrë pas asaj që kanë kaluar. Aq sa na dhemb, ne si familje vendosëm të postonim këto video që djemtë i bënë kur ishin 11 dhe 12 vjeç. Kjo nuk është as më e keqja. Gënjeshtrat duhet të ndalen. Shpresoj që fëmijët tanë të rriten për të qenë më të mirë se kaq. Mos u frikësoni nga e vërteta”, shkroi Kevin Federline.
Spears, kohët e fundit po përballet me akuzat e Federline i cili pretendon se ajo është një nënë e keqe për postimin e imazheve nudo të saj në mediat sociale. Pasi ndau videot në Instagram, ish-bashkëshorti i këngëtares përdori hashtagun e Depp gjatë gjyqit të tij kundër Amber Heard, #NeverFearTruth.
Ndër të tjera, këngëtarja akuzoi djemtë e saj adoleshentë se po silleshin sikur e urrenin gjatë vizitave në shtëpinë e saj.