Ish deputeti i Partisë Socialiste Alfred Peza është zgjedhur sot Drejtor i Përgjithshëm i Redio Televizionit Shqiptar. Peza arriti të siguronte 9 vota nga anëtarët e Këshillit Drejtues.
Përballë Pezës në këtë post ishin 3 kandidatë, Laureta Roshi, Enrik Mehmeti dhe Helidon Haliti. Ky i fundit u tërhoq nga gara e sotme për arsye shëndetësore.
Kandidatët shpalosën para Këshillit Drejtues platformat e tyre për pozicionin për të cilin po kandidonin, ndërsa 15 minuta të tjera iu përgjigjën pyetjeve të anëtarëve të Këshillit. Në fund ka qenë platforma e Pezës ajo që ka marrë më së shumti vota.
Alfred Peza, gazetar, ka mbajtur më herët edhe postin e deputetit në Partinë Socialiste gjatë viteve 2013-2017.
Po ky ishte me Ilir Meten, a nuk foli kundser Rames kur u prish Prestigj Resort? A po varja bashke jane. E ky popull i shkrete sa ka vuajtur e do vuaje.
PërgjigjuQ r .. ???? ky qe i kishte bere nje ml eu me kursime ????
PërgjigjuEdi Rama ja paska var melcit ne qafe ketij.Nga 1 miljon dollare qe kishte,shume shpejt ky do ti 4-5 fishoj.Suksese.
PërgjigjuBravo, gazetari milioner.Kjo tregon se edhe paret i ka bere me zotesi,me djersen e by...,me falni me djersen e ballit
Përgjigju