Selia blu që prej djegies së mandateve ka denoncuar më të madhe se mazhoranca ka marrë pushtetin me blerje votash apo ka futur në kuvend persona të inkriminuar, ku një pjesë e denoncimeve po ndiqet nga prokuroria. Por akuzat e forta nuk kanë munguar as për PD-në që është paraqitur si "një alternativë e ndarë nga krimi" dhe akuzat kanë ardhur nga vetë brenda saj, pikërisht nga ish deputeti demokrat i qarkut të Beratit, Astrit Veliaj. Edhe pse ai vlerësoi PD si parti të vlerave dhe se duhet të fitojë, nuk ka nguruar të hedh akuza kundrejt bazës së saj apo atij grupi personash, siç e cilëson ai, se ka kapur partinë. Astrit Veliaj tha se në qarkun e Beratit, ku ai vetë u përjashtua pas votimit të anëtarësisë, se aty po kandidojnë persona me rekorde kriminale.
"Kam pasur një raport të shëndetshëm me njerëzit që kanë pasur raport me të vërtete, kam qenë kritikë nga njerëz që janë të përfshirë në kriminele apo abuzime dhe aktualisht në PD në qarkun Berat kandidojnë persona të inkriminuar", tha ish deputeti demokrat.
Sa për kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, Astrit Veliaj e vlerësoi për elokuencën dhe vlerat e tij perëndimore, por shtoi se nuk ka forcën e duhur për të ndëshkuar pandëshkueshmerinë dhe se kjo do të jetë një probleme nëse si merr qeverinë. Për këtë Astrit Veliaj tha se Basha le të rrijë kryetar partie, por nuk mund të jetë Kryeministër dhe se në atë post duhet propozuar një emër që është larg baltosjes nga politika.
Astrit Veliaj u shpreh se Basha nuk e ka forcën e duhur të ndëshkojë shkeljen e parimeve dhe në këtë rast duhet treguar lider dhe jo të mendojë për karrigen e tij por të zgjedhë një emër me vlerë. Keto shkelje të bazës, Veliaj thotë se i ka denoncuar disa herë edhe tek Basha, por përgjigja e tij ka qenë "mos u përziej me këtë punë".
"Marrëdhëniet me Bashën kanë qenë edhe larg edhe afër. Sa herë shkelte parimet rrija larg, sa herë i zbatonte afrohesha. Kam qenë gjithmonë kritikë për shkeljen e parimeve nga baza dhe i kam raportuar dhe nga Basha kam marrë përgjigjen "mos u përziej me këtë punë". Por çështja nuk është këtu . Ata po bashkëpunojnë me njerëz që të ndajnë pushtetin imagjinar në të ardhmen. Këtë problem nuk e kam me bazën por me atë grup që ka kapur PD-në. Nuk mendoj se Basha është i pa informuar për të gjitha qarqet se çfarë ka ndodhur, por mosreagimi apo pamundësia e tij për të vepruar ka sjellë këtë. Basha nuk e ka forcën për të luftuar, është në një ngërç me vete. Ai është perëndimor, por i mungon kuraja për të luftuar pandëshkueshmërinë. Ai duhet të ndërgjegjësohet vetë që të krijojë një model qeverisje. Ai duhet ta ndërgjegjësojë veten e tij se do të rrezikojë një forcë politike me mosreagimin e tij. PD ka element që mund të zgjedhë emrat e duhur për të qeverisur. Kjo është një mundësi e artë për të që të bëjë ndryshimin. Një lider nuk duhet të mendojë për karrigen e tij, por akti e bën atë të madh dhe duhet mbyllur kjo histori "unë , unë dhe askush tjetër". Ai nuk po kontrollon dot me bazën, ajo është shthurur. Basha nuk ka autoritetin pasi nuk ka ndëshkueshmëri ndaj pandershmërisë. Po ndahen parcelat e pushtetit gjatë natës", tha Astrit Veliaj
Ish deputeti u shpreh se PD është parti e vlerave dhe se të larguarit apo ata që kanë 30 vite që japin kontribut në këtë parti të votojë atë, pasi është një logo e madhe dhe duhet të vijë në qeveri, por shtoi se duhet të ndryshojë mentaliteti dhe qasja e kreut të PD dhe kryesia të reflektojë këtë ndryshim në bazë. Ai madje hodhi edhe akuza se një mandat në këshillin bashkiak është shitur për 1500 euro.
"Ata që kanë kapur PD kanë bërë manovra të ndryshme dhe kanë trafikuar votën. PD është një logo e madhe se kushdo nga demokratë në këto 30 vite të votojnë PD për një ndryshim të madh. E kam denoncuar disa herë ata që kanë kapu PD dhe i kam çuar raportet tek kryetari, mos u merr me atë punë ti ka qenë përgjigja. Dhe në këshillin bashkiak kanë shkuar persona që kanë blerë mandatin me 1500 euro. Partia ka cenuar sistemin e vlerave demokrate në kontribute, ky është një fenomen i rrezikshëm. Nuk duhet të vazhdojë kjo frymë. Unë dua të ndryshojë mentaliteti dhe qasja e kreut të PD dhe kryesia të reflektojë këtë ndryshim në bazë", tha ish deputeti demokrat në qarkun e Beratit.
PD ska me tani per tani kismet per nja 10 vjet shohim si do veje
PërgjigjuIku per lesh dhije dhe Lefter hunderr maliq kokexhufka qe lajmeroi per fillimin e revolucionit nafijedybekobaxhelljan ne fund te shtatorit, por dhe revolucioni Lefter kopilit te Kulmakut iku per lesh dhije
Pse flet tani zoti astrit qe te flaken nga lista dhe si ka mundsi qe gjendet kaq shum hapsire ne report tv per keta qe shajn pd
Përgjigju