Ish-deputeti Xhemal Gjunkshi

Ish- deputeti i PD-së: Dibra 24 orë pa drita, e lënë në mëshirë të fatit nga qeveria! OSHEE po u dërgohet nga Tirana një transformator i ri

9 Shkurt 2020, 19:59| Përditesimi: 9 Shkurt 2020, 21:57

  • Share

DIBËR- Ish-deputeti Xhemal Gjunkshi denoncon se në Dibër nuk ka energji elektrike prej 24 orësh. Sipas Gjunkshit, në këto netë të acarta të dimrit, dibranët janë lënë në errësirë totale prej disa orësh dhe nuk ka asnjë reagim nga autoritetet përkatëse. Sipas ish-deputetit, nënstacioni Fushë -Alie është jashtë funksionit, pasi është djeg transformatori, e për pasojë kanë mbetur pa energji 7 njësi bashkiake, Fushë Alie, Lura, Zall-Dardhë, Reç, Sllovë, Kala e Dodës Arras.

"Dibra në errësirë! Dibra në mëshirë të fatit! Kanë kaluar mbi 24 O rë që në Dibër, në këto netë të acarta të dimrit ka pllakosur errësira.

Kushteve të vështira të motit, temperatuarave mjaft të ulta në (-)minus disa gradë ju shtohet edhe mungesa e energjisë elektrike. Janë me dhjetra mijëra banorë të Zonave të thella malore si Lura, Çidhna, Arrasi, Bllice, Sllovë, Kala e Dodës etj, të cilat qeveria i ka lënë në mëshirë të fatit.

Dibra po përjeton varfërinë dhe pakujdesinë ekstreme të kësaj qeverie. Në emër të Partisë Demokratike, kërkoj ndërhyrjen dhe zgjidhjen e menjëherëshme të kësaj situate të paprecedentë.

Dibra nuk e meriton këtë ndëshkim!

Përshëndetje gjeneral. Nënstacioni Fushë -Alie është jashtë funksionit, pasi është djeg transformatori. 7 njësi bashkiake janë pa energji. Fushë Alie, Lura, Zall-Dardhë, Reç, Sllovë, Kala e Dodës Arras", denoncon Gjunkshi.

Pyetur nga Shqiptarja.com përfaqësues të OSHEE bëhet me dije se është djegur transformatori në Nënstacionin Fushë Aliaj është djegur gjatë orëve të para të ditës së sotme (rreth orës 02:00) dhe se do të dërgohet nga Tirana një pajisje e re. Kjo është arsyeja se përse një pjesë e disa fshatrave janë pa energji elektrike, duke hedhur poshtë pretendimet e PD-së se janë lënë në harresë nga autoritetet përkatëse.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ilo: 10/02/2020 13:20

    Ku ishte Zhenerali ne 2006 kur edhe Peshkopia dhe Maqellara dhe shume zona perreth perjetuan 72 ore pa energji per shkak te nje defekti ne nenstacionin e Peshkopise dhe u desht me ardhur nga Tirana teknik per ta riparuar sepse te punesuarit rishtas nuk ja kishin idene defektit pasi ishin nga ata qe dinin te valvitnin flamujt e PD.

    Përgjigju
  • peoples: 10/02/2020 13:10

    Ky eshte callp...njeri pa ide profan ushtarak i pa kulturuar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?