Ish-deputetja e PD në SPAK, Ledina Alolli: Isha për diçka personale

18 Qershor, 11:11| Përditesimi: 18 Qershor, 18:37

  • Share

Ish deputetja e PD-së, Ledina Alolli e cila ka qenë dhe kandidate për kryetare e bashkisë së Korçës në zgjedhjet vendore të 2023 është paraqitur sot në SPAK, 18 qershor 2023. 

Alolli doli nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion pas rreth 50 minutash. Pas daljes nga SPAK, Alolli u shpreh se ishte për diçka personale. Po ashtu edhe në një postim në rrjetet sociale, ish deputetja sërish sqaron se prezenca e saj sot në SPAK lidhet me një sqarim për palë të tretë lidhur me zgjedhjet lokale të vitit 2023.

‘Të nderuar miq dhe dashamirës, ju falenderoj përzemërsisht, për interesimin dhe mirësine tuaj!  Dua t'ju bëj me dije se prezenca ime sot në SPAK lidhet me një sqarim për palë të tretë lidhur me zgjedhjet lokale të vitit 2023! Gjithçka është ne rregull dhe pa asnjë lloj problemi ligjor për mua! Ju uroj veç të mira për ju dhe familjet tuaja!’- shkruan Ledina Alolli.

Ndërkohë përgjatë viteve 2009–2013 Alolli ka qënë Deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për Qarkun Korçë.

Në të njëjtën kohë ka qënë pjesë e disa komisioneve parlamentare si Anëtare e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, Anëtare e Sekretariatit për Kërkim Shkencor, Bibliotekën dhe Botime, Anëtare zvendësuese e Komisionit Parlamentar të Edukimit dhe Medias.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • emigranti: 18/06/2024 16:49

    Te githe ata qe shkojne atje shkojne per dicka personale.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?