Kronikë

Ish gjyqtari i Apelit, Alaudin Malaj në KPA, kërkon të ruaj statusin e magjistratit

27 Janar 2021, 19:46| Përditesimi: 27 Janar 2021, 19:48

  • Share

Ish gjyqtari Apelit, Alaudin Malaj kërkon nga Kolegji Apelimit të ruajë statusin e magjistratit, ndërsa seanca ku pritet që KPA të ketë një vendimmarrje të mbahet më 9 shkurt.

ReportTv ka mësuar se Malaj ka kërkuar përjashtimin e përfaqësuesit të operacionit ndërkombëtar të monitorimit dhe trupës gjykuese me argumentin se ndaj tij kanë përpiluar raporte të pavërteta dhe kanë qëndrim politik.

Në korrik të 2020 Malaj u dorëhoq si gjyqtar me argumentin se do angazhohej në një punë private dhe kërkon ti njihet statusi magjistratit. Pak ditë më parë ai u përfshi dhe në një konflikt familjar me djemtë e tij, ndërsa pas ndalimit nga policia ndaj tij u vendos masa hetimit në gjendje të lirë.

I.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?