Enkelejda Hoxha

Lironte 'të fortët' nga qelia, dënohet me 3 vite burg ish gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha! GJKKO: Fajtore për korrupsion

14 Shkurt 2022, 16:00| Përditesimi: 14 Shkurt 2022, 16:26

  • Share

Një vit pas arrestimit  të saj, ish gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha është dënuar me 3 vite burg, nga të cilat do të kryej 2 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar. Arrestimi i saj u  bë në sallën e gjyqit, pasi nga përgjimet doli se lironte të fortët nga qelia kundrejt pagesës. GJKKO e dënoi atë fajtore në korrupsion.

Edhe avokati Aldo Tabaku u dënua me 4 vite burg, i cili luante rolin e  sekserit për të ndikuar te gjyqtarja për lehtësuar dhe liruar nga burgu të fortët. Për shkak të gjykimit të shkurtuar do të kryejë 2.8 vite burg.

Mes të dënuarve janë edhe sekretarja e Gjykatës, Emanuela Mallkuçi e dënuar me 3 vite burg, nga të cilat do të kryejë 2 vite burg.

Ndërsa Saimir Petani dhe Bledar Petani janë dënuar secili me 2.6 vite burg nga të cilat do të kryejnë 1.8 vite burg. Ata ishin të afërmit e të dënuarit që kishin futur avokatin mik tek gjyqtarja për ta liruar nga burgu.

Enkelejda Hoxha u shkarkua nga detyra e gjyqtares më 17 mars dhe u la në burg nga Gjykata e Apelit. Ajo u arrestua nga SPAK pas një superoperacioni të bërë në Gjykatën e Krujës, në seancë gjyqësore teksa po lironte një tjetër të dënuar.

Komento

Komente

  • BENI: 14/02/2022 20:14

    KJO duhet te beje 30 vjet burg,,,te beje burgun e atyre qe liroi....

    Përgjigju
  • erisa: 14/02/2022 18:45

    Po drejtesi i thuhwt kesaj.liro kriminela se max 2vite burg ben nderkohe ke mbush xhepat me sistemu dhe 3brez femijet?! Ky eshte vendim sa me thene qe bera çoken!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?