Ish- i dënuari/ Lulzim Berisha, nga shërbimi i provës, i hyn biznesit të naftës (DOKUMENTAT)

31 Gusht 2019, 07:54| Përditesimi: 31 Gusht 2019, 13:30

  • Share

Lulzim Berisha, i konsideruar nga Prokuroria Shqiptare dikur si kreu i bandës së Durrësit, ka hedhur pas krahëve të kaluarën e tij dhe dënimin me 25 vite burg, duke ju futur tashmë botës së biznesit. Që prej dhjetorit 2016 e në vazhdim, Berisha është një i liruar me kusht nga Gjykata e Apelit në Durrës, e cila i fali 6 vite e 2 muaj e 22 ditë burgim, nga dënimi me 25 vite heqje lirie.

Që nga dita e lirimit e deri më sot Lul Berisha mban kontakte të vazhdueshme me Zyrën e Shërbimit të Provës në Durrës. Por e kaluara dhe vështirësitë me Drejtësinë shqiptare nuk e kanë penguar aspak Berishën të bëjë biznes në Durrës, aq më tepër t’i hyjë dhe sipërmarrjeve të mëdha, si tregut të hidrokarbureve. Ndërkohë, ka dyshime të bazuara për ngritjen e një policie private me qëndër në Durrës.

“Shqiptarja.com” mëson se momentalisht Lulzim Berisha është bërë pronari kryesor i një kompanie nafte, që ka si synim të tregtojë naftë në pikat e karburantit dhe të furnizojë me karburant anijet në Portin e Durrësit. Kompania “Rajan 2007” është një shoqëri aksionere, e themeluar dhe regjistruar në Qëndrën Kombëtare të Biznesit më 19 shkurt 2019. Shoqëria ka tre aksionerë, por pronari i “Rajan 2007” është Lulzim Berisha me 40 për qind të aksioneve.

Akt themelimi i shoqërisë

Kjo kompani rezulton të ketë deklaruar një kapital fillestar prej 35 milionë lekësh të vjetra, ndërkohë Lulzim Berisha pasohet dhe nga dy aksionerë të tjerë. Luljeta Berisha ka në këtë kompani 30 për qind të aksioneve. Luljeta është motra e Lul Berishës dhe në këtë shoqëri i është besuar dhe detyra e administratores. Ndërkohë, aksioneria e tretë rezulton të jetë Enkelejda Shoshi, ish-bashkëshortja e Frederik Shoshit, person ky që ka njohje të hershme me Lul Berishën.

Kjo shtetase rezulton të jetë aksionere me 30 për qind të aksioneve në këtë shoqëri nafte të drejtuar nga Lul Berisha. Ndërkohë, emri i Frederik Shoshit, ish-bashkëshortit të aksioneres Enkelejda, konstatohet tek lista e anëtarëve të Këshillit të Administrimit të shoqërisë së naftës. Shoshi dikur ka qënë një ish-dëshmitar i prokurorisë në procesin penal kundër Lul Berishës dhe personave të tjerë dhe i dënuar nga gjykata e Durrësit për kontrabandë me mallra, aktualisht menaxhon një restorant në Durrës.

Gjithashtu pjesë e listës së Këshillit të Administrimit është dhe Luis Salihi, person ky i hetuar nga prokuroria e Durrësit për “prishje të qetësisë publike” dhe “mbajtjes pa lejë të armëve luftarake”, por që në fund këto akuza kanë rënë dhe Salihi është shpallur i pafajshëm nga gjykata e Durrësit. Pjesë e këshillit të administrimit është dhe Klejdi Hakarepi. Ndërkohë drejtuesi teknik i kësaj kompanie nafte është emëruar Ilir Bardhi.

Objekti i kompanisë “Rajan 2007” është tregtimi brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë i hidrokarbureve, naftës, gazit, nënproduktet e tyre, vajra lubrifikante, import-eksport dhe tregtia me shumicë e tyre, transport kombëtar e ndërkombëtar i tyre; import, eksport dhe tregti me pakicë dhe shumicë e pjesëve të këmbimit, mjeteve dhe teknologjisë për ushtrimin e veprimtarisë në fushën e hidrokarbureve. Kompania që drejtohet nga Lul Berisha rezulton të ketë hapur tashmë zyra për veprime në Porto Romano në Durrës, duke hapur dhe Nipte sekondarë.

Faksimile e dokumentave të kompanisë së naftës 'Rajan 2017' ku Lulzim Berisha  drejton shoqërinë me 40% të aksioneve

Ndërkohë, një kompani e dytë, e lindur njëherazi me kompaninë e naftës “Rajan 2007” dhe që ka dyshime se drejtohet në hije nga Lul Berisha, është shoqëria “One Security”. Një polici private kjo, me qëndër në Durrës dhe e themeluar më 15 prill 2019. Fillimisht, themeluesit e kësaj kompanie rezultojnë të jenë Luljeta Berisha, motra e Lulzim Berishës dhe Armand Zela, një biznesmen nga Kavaja, që administron kompanitë për tregtimin e paisjeve elektronike “AZ-TECH” dhe “BÇ”. Por vetëm një muaj pas themelimit të policisë private “One Security”, me një kapital prej 350 mijë lekësh të vjetra, Luljeta Berisha dhe Armand Zela vendosin të braktisin kompaninë, duke e shitur më 20 maj 2019 tek shtetësja Aurela Zela, kundrejt një çmimi prej 35 mijë eurosh.

Por, edhe pse kontrata është firmosur dhe vulosur, çuditërisht në kontratë thuhet se pagesa përkatëse prej 35 mijë eurosh për dy aksionerët shitës nuk është derdhur në llogarinë bankare të shoqërisë. Gjithashtu, një fakt i çuditshëm është se kontrata e shitjes së policisë private “One Security” tek Aurela Zela nuk është përpiluar tek noteri, por kjo kontratë shitjeje është kryer privatisht. Mesa duket, ndryshimet ligjore për regjistrimin e bizneseve dhe siguria e ulët juridike në Qendrën e Regjistrimit të Biznesit ka shërbyer që, edhe pse kontrata nuk është përpiluar para noterit, ajo të merret e mirëqënë, duke ndryshuar pronarin e policisë private “One-Security”.

Faksimile e kontratës së shitjes së aksioneve të policisë private 'One Security' nga Armand Zela dhe Luljeta Berisha tek Aurela Zela

Po kush është Aurela Zela?
Vajza 32-vjeçare është e afërt e Armand Zelës dhe nuk ka aspak eksperiencë në fushën e sigurisë dhe menaxhimit të policive private. Sipas dokumentave zyrtare, objekti i kësaj policie private është “…shërbim, të ruajtjes dhe sigurisë fizike të objekteve shteterore dhe private. Mbrojtja dhe siguria fizike e shtetasve vendas ose të huaj, në të gjithë territorin e Shqipërisë. Shoqërimi i vlerave monetare. Tregtim dhe instalim te sistemeve të sigurisë…”

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • hahahah: 01/09/2019 14:44

    Kushdo qe komenton duke thene qe ska asgje te keqe .....nuk e njeh kancerin qe i ka sjellur durresit Lul Berisha. Ai duhet te ishte ne burgim te perjetshem. Porti i durresit eshte ne dore te mafias....ky qe futet ne karburante do ta monopolizoj tregtine ne durres nepermjet portit me te madh ne vend. ky duhet vrare.....shkurt fare, bashke me nja dy familje te tjera ne durres. Asnje nuk flet per kete por durresi sundohet nga grupe mafiose.

    Përgjigju
  • Bert Gerveni: 01/09/2019 13:00

    Ca te keqe ka ketu qe nje qytetar shqiptar hap nje bisnes

    Përgjigju
  • Loti: 01/09/2019 00:16

    Po s u pelqeu siguria qe jep kompania ime"One security" blini naften qe shet kompanija tjeter e imja dhe shkoni ne t's*mes

    Përgjigju
  • Antonio: 31/08/2019 19:12

    Se kuptoj c ka naj gja tkeqe

    Përgjigju
  • hajro: 31/08/2019 18:31

    AI DAKO e shkatarroi durresin,,tani qe durresi te kthehet ne identitet duhet ti vihet dinamiti tere qytetit,,,dem qe I ka bere ky dako durresit nuk ja ka bere as gjermani,as turku,,.///

    Përgjigju
  • Raul: 31/08/2019 18:01

    Tani bankat, shkollat, gjithë institucionet shtetërore, universiteti do jenë në dorë të sigurte . Flamuri i sigurisë është 1 sh në Durrës.

    Përgjigju
  • Martin: 31/08/2019 13:03

    Eshte per tu habitur se deri ku mund te shkoje injoranca e kerkimit te lajmit. Shifni dhe ca han familja e lulezimit ne shtepi mos eshte ndonje ushqim super i shtrenjte qe se kan deklaruar. Po nuk mundeni ti kontrolloni shtepin kontrolloni kanalet e ujrave te zeza se do gjeni prova nga jashtqitja e lulit dhe thireni ne gjyq

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 31/08/2019 11:06

    Po te paguaje taksat e te jete ne rregull me shtetin nuk ka asgje te keqe

    Përgjigju
  • luis: 31/08/2019 09:29

    po si doni ju te dal na burgu te aje fasule shtepi .mire ben

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?