Erla Mëhilli

Ish këshilltarja e PD-së ironizon Bashën e Kryemadhin, Mëhilli: Pse duhet me i lënë Ramës 5 muaj kohë? Unë nuk zë mend, prapë vazhdoj mendoj si njeri normal

4 Shtator 2020, 13:06| Përditesimi: 4 Shtator 2020, 13:07

  • Share

Këshilltarja e ish kryeministrit Sali Berisha, Erla Mëhilli ka ironizuar opozitën e drejtuar nga kreu i PD-së Lulzim Basha për nxitimin në zgjedhjet e reja.

Ditën e sotme kanë shkuar në Presidencë krerët e partive politike, për të rënë dakort për datën e zgjedhjeve elektorale.

Opozita e bashkuar ka dalë me propozimin për datën 18 prill, ndërkohë që kryeministri Rama ka rënë dakort me çfarëdolloj date përveç 2 majit për shkak të Pashkëve.

Sipas Mëhillit zhvillimi i zgjedhjeve para shtatorit, kur dihet që qeveria me Kushtetutë qëndron deri në shtator, është kohë e fituar për Ramën i cili sipas saj do ketë kështu mundësi të blejë deputetë të rinj.

Nje gjë se kuptoj. Për ca arsye duhet nxituar me datën zgjedhjeve, kur dihet se qeveria është ne detyrë, me Kushtetutë, deri në shtator.

Pse duhet më i lënë Ramës pesë muaj kohë për të bërë blerje deputetesh të rinj (mbase dhe duke  kthyer në favor të PS rezultatin e zgjedhjeve) por dhe pesë muaj kohë për të kaluar vendime e ligje duke qenëse ai ka dhe ekzekutivin dhe legjislativin.

Nejse, këta duhet ta dine më mirë.

ps: unë nuk zë mend, prap vazhdoj mendoj si njeri normal”, shkruan Mëhilli.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?