LEZHË- Prefekti i Qarkut Lezhë, Gjokë Jaku i ka shprehur ngushëllimet familjarëve të ish-këshilltarit bashkiak në Lezhë, Agron Vraja, i cili humbi jetën për shkak të COVID-19 në SHBA.
Me anë të mesazhit të ndjerë, ai e përshkruar Vrajën si një njeri të rrallë e model, që iku nga kjo botë mizorisht.
"Të qoftë dheu i lehtë Gon i dashur!
Një zot e di sa do t'i mungosh gruas, djalit e vajzës, nanë Ferides e babë Hidrit, motres së vetme Moza, do na mungosh gjithë jetën dhe ne tjerëve që u rritëm bashkë, ndamë gjithçka e perditë tash 50 vjet, ishe si një vëlla kaq i mirë, një model që rrallë në jetë mund t'kesh fatin ta kesh pranë!
S'mund të ishte fati jot ky, s'mund të jetë arsyeja e zotit kjo, por kur kjo botë mizore shtrin duart për ta sfiduar natyrën, asnjeri prej nesh nuk di më se sa jetë do kemi, ç'fat na pret!
U prehsh në paqe vlla i dashur, zoti vetëm t'a ruajtë familjen", shkruan Jaku.
Agron Vraja humbi jetën ditën e sotme. Ai nuk ia doli të fitonte betejën me koronavirusin.