Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi

Ish-komandantët e UÇK-së para Gjykatës, njihen me akuzat e reja dhe deklarohen të pafajshëm: Gjyqi të fillojë sa më shpejt! Krasniqi: Më vjen turp që po jetoj në këtë kohë

10 Maj 2022, 16:01| Përditesimi: 10 Maj 2022, 16:31

  • Share

Ish liderët e UCK-së kanë dalë sot para trupës së Gjykatës Speciale në Hagë lidhur me akuzat e reja nga ana e prokurorit për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gjilan, Budakovë dhe Seminishtë. Kadri Veseli, Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi në fjalën e mbajtur në seancën e sotme u deklaruan të pafajshëm dhe presin që gjyqi të fillojë sa më shpejt që të dalin të pafajshëm përpara qytetarëve.

Në fjalën e tij Thaçi u shpreh se deklarohet i pafajshëm për të gjitha akuzat e bëra ndaj tij

“Deklarohem i pafajshëm, megjithëse lëndën nuk e kam lexuar dhe nuk e kam kuptuar, por deklarohem i pafajshëm”, tha ai

Ish kryeparkamentari i Kosovës Kadri Veseli në fjalën e mbajtur në seancë pohoi se e ka marrë aktakuzën e re, të ndryshuar, para se gjykatësi Nicolas Guillou të urdhëronte leximin e akuzave të reja.

Pasi gjykatësi tha se “nuk është momenti për t’i kundërshtuar” dhe e pyeti Veselin nëse i ka kuptuar akuzat e reja, ish-kryetari i PDK-së shprehu dëshirën që gjykimi të fillojë sa më shpejt.

“Faleminderit Z. gjykatës. I kam lexuar. Vetëm kam dëshirë që procesi gjyqësor të fillojë sa më shpejt dhe ta kem të drejtën time ta shpreh pozitën time dhe pafajësinë time para qytetarëve të Republikës së Kosovës, luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe para këtij gjyqi të nderuar. Faleminderit shumë”, tha ish-kryeparlamentari Veseli.

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi mbajti një fjalim të gjatë kur gjykatësi Nicolas Guillou e pyeti nëse e ka marrë aktakuzën e re dhe nëse i ka lexuar akuzat duke u shprehur se ndihet në turp që po jeton këto ditë.

“Mua më vjen turp që po jetoj në këtë kohë të këtij lloj homosapiensi që me kaq lehtësi ua shkatërron jetën njerëzve dhe familjeve që guxuan të luftojnë për jetën në liri, për demokracinë e pavarësinë”, tha Krasniqi.

Por për cfarë akuzohen akuzohen ish-krerët e UÇK-së?

Ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi dhe ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqit rëndojnë akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Që nga nëntori i vitit 2020 ata gjenden në paraburgim në Hagë dhe janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që rëndojnë ndaj tyre.

Sipas aktakuzës fillestare, Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi dyshohen për veprat penale që kanë të bëjnë me krime lufte: ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme dhe krime kundër njerëzimit: burgosje, akte të tjera çnjerëzore, zhdukje me forcë të personave dhe përndjekje, të cilat, sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer midis marsit të vitit 1998 dhe shtatorit 1999.

Krimet pretendohet se janë kryer në disa lokacione të Kosovës dhe në veri të Shqipërisë.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar – që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale – hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Këto krime të pretenduara përmenden në një raport të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, autor i të cilit është senatori zviceran, Dick Marty.

E.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?