TIRANË- Ish kryetari i Bashkisë së Fierit, Baftjar Zeqaj është paraqitur ditën e sotme ( 13 nëntor) në Prokurorinë e Posaçme. Zeqaj ka dhënë deklarime në SPAK për rreth një orë.
Pasi ka dalë nga ambientet e SPAK, Zeqaj s'ka pranuar që të flasë për gazetarët se për çfarë është thirrur, duke iu thënë vetëm që nuk ka lajm.
Ende nuk dihet se për çfarë çështje është thirrur Zeqaj në SPAK.
Komento